Stop – Emisioni 11 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 11 (sezoni 5)

21:02 16/09/2019

Aksidenti/ Gruaja plagos djalin me motorr dhe e qëllon me shqelma.

Sot në Pezë u përkujtua ngjarja, që në histori njihet si Konferenca e Pezës.Veteranë e nostalgjikë, por edhe qeveritarë të sotëm ishin sot në fshatin e Tiranës, për të përkujtuar këtë datë.Një aksident absurd ka ndodhur së fundi. Një grua merr përpara me makinë një qytetar me motorr, duke e dëmtuar atë. Si të mos mjaftonte, gruaja zbret nga makina dhe e qëllon me shkelma dajlin e plagosur.

Skandali/ Shtetari sirian rrëmben fëmijen, prokuroria e policia në gjumë.

Xhilda Leka, një e re nga Tirana, tregon në “Stop”, se ish partneri i saj sirian, i ka rrëmbyer të birin 3 vjecar, Omarin.Ajo tregon, se ka bashkëjetuar 4 vjet me babain e fëmijës në Libi e Turqi, vite gjatë të cilëve, ai e ka dhunuar e detyruar të mbulohej me shami.Nga kjo situatë u ndanë lehtësisht, pasi nuk kishin bërë celebrim.Por në muajin gusht të këtij viti, babi kërkon të rrijë dy javë me të birin e nuk e kthen më kurrë. Ai kërcënon cdo ditë Xhildën, se nuk ka për ta parë më fëmijën, pasi ai nuk do t’ia kthejë kurrë.Xhilda dhe babi i saj, Viktor Leka, bënë denoncim në komisariatin numër 6, ngaku cështja kaloi në komisariatin numër 2, por asnjë rezultat. Në prokurori, shumica e prokurorëve ka qenë me leje dhe shorti është hedhur vetëm në 13 shkurt dhe i është besuar prokurorit Leonard Filopati.

Apeli i babait dhe “Shqiptarët për Shqiptarët” për djalin e aksidentuar.

Egzon Kryeziu, një i ri nga Kosova, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor në 29 dhjetor 2018. Nga 1 janari i këtij viti gjendet në trajtimin mjeksor në Stamboll, ku i është nënshtruar 6 herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë. Babai i tij ka sqaruar në facebook, se trajtimi i deritanishëm i ka kushtuar rreth 230.000 Euro, një shume e siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë. Por Egzoni është tani në fazen finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë  dhe 3 muaj rehabilitim, por mungon shuma  prej rreth 30.000 eurosh. Mesazhi i tij ka sensibilizuar fondacionin “shqiptarët për shqiptarët”, që ka ofruar të dhënat bankare, për të gjithë ata, që duan të ndihmojnë për këtë rast.Këtij apeli i është bashkuar edhe emisioni “Stop”.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT