Stop – Emisioni 11 Shtator 2023 (Sezoni 9)
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Fundjava e zjarrtë shqiptare, nga arti në sport
Fundjava ishte e mbarë për Shqipërinë. Kombtarja kuq e zi fitoi me rezultatin 2-0 me Poloninë, duke e ngjitur në vendin e parë në grup vendin tonë.Erenik Beqiri, djali nga Shqipëria, rrëmbeu Luanin e Venezias në festivalin prestigjoz, në gjininë e filmave me metrazh të shkurtër me prodhimin kinematografik “A short trip”.Ndërsa në festivalin e teatrit “Kokofest”, që u mbajt në Korcë, Gentian Zenelaj mori cmimin e publikut.
Me drejtim muzikor e ambiente të posaçme, kyçen studimet e instrumenteve
1 mijë çanta shkolle për fëmijët, Stop e Fundjavë Ndryshe vijojnë nismën
Emisioni Stop në Tv Klan dhe fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë marrë nismën që të mbledhin çanta për vitin e ri shkollor, për të gjithë fëmijët e familjeve në nevojë.
Arbër Hajdari tha se për të shtatin vit radhazi bëhet e mundur që të shpërndahen çanta për këtë kategori fëmijësh. Vetëm për tre ditë janë shpërndarë rreth 1000 çanta dhe kjo nismë do të vazhdojë.
“I urojmë gjithë fëmijëve sezon të mbarë, suksese në shkollë dhe më vjen mirë që tashmë Fundjava Ndryshe e nisi aktivitetin e çantave 7 vite më parë si një gjë e vogël me shumë dashuri, po tashmë kjo gjë po bëhet në përmasa të mëdha. Sot janë 250 fëmijë të cilët marrin çanta dhe sete shkollore. Deri në fund të kësaj jave që vjen, shpresojmë të shkojmë në 5 mijë çanta. Kjo është efekti i shqiptarëve kur kuptojnë që gjërat janë transparente dhe menjëherë kur i kërkon mbështetje siç bëjmë ne thirrje të vazhdueshme në bashkëpunim me Stopin, i përgjigjen dhe janë të gatshëm për të qenë sa më pranë fëmijëve në nevojë”, tha Arbër Hajdari.
Ndërkohë, Stop i ka ardhur në ndihmë edhe një familje në nevojë në Fushë-Krujë. Alfred Karaj tregon se jeton i vetëm me tre fëmijët, dy vajzat dhe djalin e sëmurë me Hepatit C. Vajza e madhe është në klasën e tetë dhe e vogla në klasën e tretë, por asnjëra prej tyre nuk ka mundësi, për të shkuar në shkollë si fëmijët e tjerë.
Alfredi tregon se jeton vetëm me pagesën e kempit dhe 20 mijë Lekë të vjetra, që marrin fëmijët. Emisioni “Stop” me fondacionin “Fundjavë Ndryshe” kanë çuar ndihma ushqimore, veshje dhe çantat e shkollës së bashku me mjetet për familjen e Alfred Karajt.
/tvklan.al