“Stop” zgjidh situatën e ndotjes në Kodër-Kamëz

Banorët e ish-repartit ushtarak në Kodër-Kamëz ankohen, se zona ku banojnë është kthyer në vend grumbullimi plehrash. Pas interesimit të emisionit “Stop”, bashkia ndërhyn, duke pastruar zonën në fjalë. Në Selitën e vogël më shumë se 20 familje mbeten pa një strehë mbi kokë për shkak të ndërtimit të unazës së madhe.Ata thonë se u është premtuar vetëm 2 vjet pagesë qiraje. Më pas do të mbeten në mes të katër rrugëve.

 

 

Qendra e fëmijëve në Vlorë, vendi ku nuk shkel njeri…

“Stop” është ndalur në Qendrën e fëmijëve “Bajram Tushi” në Vlorë. Edhe pse në organikë paguhen 10 persona, që në orët e paradites nuk gjen këmbë njeriu në këtë qendër. Problemi më i madh, kur pyetet drejtori Besjan Canaj për këtë situatë, është, se kush e ka njoftuar emisionin “Stop”. Në orët e mbrëmjes qendra është e hapur dhe pa roje, duke i lënë zyra dhe ambiente në mëshirë të fatit.

 

 

Strehë për të moshuarën që flinte në rrugë prej 11 vjetësh!

 

Pas transmetimit në “Stop” të rastit të një të moshuare, që prej 11 vjetësh jetonte në rrugë, nuk ka vonuar edhe zgjidhja. Agjensia “stop varfërisë” dhe drejtori i saj Fatmir Sena anë dërguar ushqime dhe veshmbathje për të dhe po diskutojnë për një dhomë.Po kështu zgjidhje të tillë ka patur edhe nga biznesi për rastin e një jetimi në Durrës. Në redaksinë e emisionit “Stop” vijojnë të vijnë ndihma në ilace për Emigena dhe Egledis Mukollari vëlla e motër me sëmundje të muskujve.