Serbi puth flamurin shqiptar/ asnjë i dënuar për blerjen e votës.

Një qytetar serb, Miroljub Petrovic,ka shokuar Serbinë, ndërsa është shfaqur në një video, duke puthur flamurin shqiptar e duke i thurur lëvdata, Gjergj Kastriot Skënderbeut.Pak ditë më parë “Zëri i Amerikës publikoi pjesë nga një dosje hetimore, ku faktohej fenomeni i shitblerjes së votës në zgjedhjet në vend. Renaldo u është drejtuar qytetarëve me pyetjen, se përse shitblerja e votës konsiderohet skandal, kur për këtë vepër nuk dënohet askush?!

Skandali, shkolla e mbyllur në 2016-ën, dha diploma me vulë nga MAS.

Disa qytetarë, prindër të nxënësve të shkollës së mesme jopublike “Skënderbej”, i janë drejtuar emisionit “Stop” për të shprehur problemin e tyre lidhur me këtë shkollë. Në Dhjetor 2018 ata janë njohur me një vendim të Ministrisë së Arsimit, sipas të cilit shkolla në fjalë rezulton e mbyllur që nga Shtatori i vitit 2016. Tani prindërit refuzojnë të paguajnë detyrimin financiar, por shkolla nuk i pajis me vërtetimin e notave, që të çojnë fëmijët në një shkollë tjetër.

Gazetarja merr takim me drejtorin e shkollës, Ndue Kolndreun, i cili tregon absurdin tjetër: Pavarësisht mbylljes, shkolla ka vijuar të japë diploma me vula të DAR e Ministrisë së Arsimit.

Drejtori: Në urdhrin e ministrit për mbyllje thotë: me 8 mbyllet. Brenda datës 9, Drejtoria Arsimore të bëjë transferimin e nxënësve në shkollë tjetër dhe t’u kthehen lekët nxënësve! A mund të bëhet për një ditë?

Gazetarja: Po çfarë ndodhi drejtor? Ndodhi, që ju morët nxënës përsëri, vazhduat…

Drejtori: Dëgjo tani absurdin tjetër! Vazhdo 2016-2017, vazhdo 2017-2018 dhe fillo 2018-2019 dhe maturantët në të gjithë Shqipërinë, se janë diploma dhe çertifikata e notave tani. Diplomat e nxënësve të kësaj shkolle, kanë ardhur me vulë dhe me firmë…

Gazetarja: Nga Drejtoria Arsimore?

Drejtori: Edhe nga Ministria e Arsimit.

Gazetarja: Ndërkohë që ishte vendimi i mbylljes.

Drejtori: Pika 2 thotë, që për ekzekutimin e këtij urdhri, ngarkohet sekretari i përgjithshëm, drejtoria arsimore dhe subjekti. Subjekti s’ka pas interes dhe subjekti e ka hedh në gjyq.

Gazetarja: Shkolla është pa liçensë, unë do vija në diskutim, do më njihet ky vit shkolle, apo s’do më njihet?

Drejtori: Me shumë të drejtë, edhe ne jemi, paskemi rezultuar, se kemi qenë në një vend të pa liçensuar. Po s’e kem dit.

Gazetarja:Nuk e keni ditur ju si staf këtë?!

Drejtori: Ku ta dinim ne?!

Drejtori: Për shembull, vjet kam komunikuar me Dar-in , me evidencat, të gjitha ia kam çuar Dar-it dhe me datën 17 korrik ka ardhur inspektorja e Dar-it, na ka kontrolluar.

Drejtori: Me datën 17 (dhjetor) me thirri Arjola mua, ma kaloi në kompjuter dhe unë aty për herë të parë e shihja. Më tha: pronari jot e ka këtë njoftim. I thashë: nuk e di. Ma dha mua me numër 460 datë 8.9.2016. erdha e pyeta, po zotëria e kishte.

Gazetarja: Pra ju nga 2016 deri më sot keni shpërndarë dëftesa me vulë dhe me firmë nga DAR dhe Ministria e Arsimit?

Drejtori: Absolut!

Gazetarja: Paralelisht me këtë vendim për mbyllje?

Drejtori: Po! Paralelisht!

Inspektorja e Inspektoratit Shtetëror Arsimor shpjegon, sesi është marrë vendimi për mbylljen e shkollës “Skënderbej”, e cila ka vijuar punën pa licensë.

Inspektorja: Inspektoriati ka propozuar në 2016, bazuar dhe në shkeljet e konstatuara në subjektin “Skënderbej”, e cila në atë kohë ka patur dhe një vendndodhje tjetër, ka qenë në rrugën “Frosina Plaku”. Ne i kemi propozuar Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për mbyllje. Një urdhër, që ky është urdhri për mbylljen, është i shtatorit të vitit 2016 dhe e mbyll. Më tutje, ne s’kemi pas as sinjalizime, as dijeni për këtë gjë. Ndërkohë pastaj në muajin dhjetor tani na ka ardhur shkresa nga Sekretari i Përgjithshëm, ku sipas ankimeve, që ishin bërë në ministri, rezulton që Gjimnazi “Skenderbej” ushtron veprimtarinë në mënyrë të paliçensuar. Ne kemi shkuar, një grup i përbërë nga 3 veta unë dhe dy koleget e mia. Nga konstatimet rezultoi që ky institucion zhvillonte veprimtarinë në mënyrë të paliçensuar. Kemi mbajtur procesverbalin aty për aty, kemi marrë vendimin aty për aty. Mbylljen e menjëhershme të veprimtarisë. Gjobën, aq sa e parashikon ligji dhe këtë e kemi komunikuar dhe në MAS dhe Dar-it. Misioni jonë këtu mbaron! Është një rast i paprecedentë, askujt nuk ia merrte mendja, që një shkollë, që mbyllet acardon, që të zhvillojë veprimtari në mënyrë të paliçensuar.

Drejtoresha e DAR, Arjola Byzyka, thotë se shkolla është e mbyllur, por po bën rezistencë në dorëzimin e dokumentacionit. Në gjithë këtë kaos pritet reagimi i Ministrisë së Arsimit.

Gazetarja: Arsyeja pse jemi në DAR është sepse të kuptojmë se si ka mundësi që kjo shkollë ka qëndruar e hapur nga vitit 2016 deri sot që po flasim në një kohë që vendimi është i 2016-ës dhe mban numrin 175 dhe është botuar në fletoren zyrtare.

Arjola Byzyka, Drejtoreshë e DAR Tiranë: Shkolla është mbyllur në vitin 2016 me një urdhër të ministrisë. Zotëria është vënë në dijeni për mbylljen e shkollës, por gjithë situata që ne zbuluam është se zotëria ka një licencë aktive për një shkollë profesionale, gjimnaz dhe kjo ka qenë e gjithë problematika që është krijuar. Përmes licencës së gjimnazit profesional ai ka mashtruar qytetarët. Qytetarët janë vënë në dijeni nga DAR për këtë shkelje të zotërisë dhe menjëherë pas evidentimit të situatës kemi bërë veprimet tona, kemi bërë denoncimin në Policinë e Shtetit gjithashtu edhe në drejtorinë e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit për këta qytetarë të cilët i ka marrë në shkollë në kohë të ndryshme, madje edhe rishtazi së fundmi, janë veprime të paligjshme, për këtë arsye pezullimi i menjëhershëm i aktivitetit mësimor të pretenduar është kryer dhe është bërë menjëherë denoncimi në organet e policisë pasi bëhet fjalë për një mashtrim shumë të rëndë nga ky subjekt. Një nga problemet që po hasim me pronarin e kësaj shkolle është se ai nuk dorëzon dokumentacionin që ka tani, pra këtë dokumentacion me të cilin ai ka mashtruar qytetarët, në DAR dhe ne të evidentojmë ligjshmërinë e atij dokumentacioni.

Gazetarja: Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare dhe mban numrin 175, ju jeni njohur me këtë vendim?

Arjola Byzyka, Drejtoreshë e DAR Tiranë: Për sa kohë vendimi publikohet në faqet zyrtare të institucioneve shtetërore është një vendim për urdhër zbatim. Që do të thotë, të gjitha institucionet, po ashtu edhe zotëria, është në dijeni të mbylljes së këtij institucioni.

Gazetarja: Evidencat janë dorëzuar besoj nga Shkolla “Skënderbej” në DAR? Apo jo?

Arjola Byzyka, Drejtoreshë e DAR Tiranë: Evidencat në DAR dorëzohen në mënyrë ligjore me firmën e drejtorit, deri më tani nuk kemi informacion për një gjë të tillë. Pse? Sepse zotëria ka manipuluar me kohën kur ka marrë nxënësit, ai kishte marrë nxënës edhe para një muaji. Të marrësh nxënës para një muaji ai nuk është në asnjë evidencë.

Gazetarja e STOP iu drejtua Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të mësuar se përse nuk është bërë asgjë në mënyrë që kjo shkollë të figurojë e mbyllur dhe të mos lëshojë diploma gjatë viteve 2017-2018 në një kohë që vendimi i mbylljes ishte marrë në vitin 2016?

Drejtuesi i “STOP”, Saimir Kodra tha se “do ta sqarojmë në ditët në vazhdim për të kuptuar mirë dhe pastër pse ka funksionuar shkolla “Skënderbej””.

Lushnje, me ndërhyrje në zemër i mohojne kempin, Stop zgjidh rastin.

“Stop” ka shkuar në Lushnje, për problemin e qytetarit Durim Ngreca. Ai është operuar në zemër në Janar 2018 dhe ka zëvendësuar valvolën e aortës, por nuk përfiton Kemp. KMCAP-i i Lushnjës ia ka nisur rastin për kompetencë KMCAP-it epror, edhe pse Durim Ngreca i plotëson të gjitha kriteret për të përfituar kemp.

“Më 17 Janar 2018 jam operuar, kam hequr valvulën e aortës, bashkë me aortën. Kur vajta në Komision, Komisioni më tha që letrat do shkojnë në Tiranë. I pyeta për çfarë arsye dhe më thanë se këtë punë e dinë ata. Letrat e mia vajtën në Tiranë dhe përgjigja erdhi negative. Nuk japin shpjegim për arsyet. Unë e plotësoj kriterin e sigurimit, sepse kam 33 vite pune dhe nga këto, 2017-n e kam paguar. Dhe nëse është për këtë them që është kot.”

Sipas Ligjit të Shërbimit Social, sa i përket sëmundjeve kardiake, qytetarit i takon Kemp 1 vit pas operacionit, por Ngreca nuk e ka marrë kurrë këtë. Ai thotë se nuk ka marrë asgjë, ndonëse i takon me ligj.

“Asgjë nuk kam marrë, edhe pse më takon më ligj. Gjithë ilaçet, plus që unë dua shoqërues… Unë nuk lëviz dot, marr vëllain kur shkoj në spital, në Tiranë, sepse mua më bie të fikët rrugës”.

Gazetarja sëbashku me qytetarin i drejtohen Sigurimeve Shoqërore të Lushnjës. Fatmir Muca, mjek specialist dhe anëtar i komisionit të Kempit, thotë se nuk ishin të qarta vitet e punës së Durim Ngrecës, por tani rasti do të rishqyrtohet dhe Durimi do të marrë Kempin që i takon.

Përgjegjësi-Këtë e kam kundërshtuar unë dhe them kështu, që të shkojë në Kempin Epror, vetëm për të përcaktuar saktë datën e fillimit të invaliditetit.

Gazetarja-Pse duhet të përcaktojë ky(Kempin Epror) kur ti e ke të qartë te Kempi Rajonal? S’e ke kuptuar ti!

Përgjegjësi-Jo, unë e kam kuptuar shumë drejtë!

Gazetarja-Prandaj ke kërkuar ti sqarim nga Kempi Epror, që t’i përcaktojë, se e ke kuptuar drejtë?

Përgjegjësi-Po! Edhe sikur ta kemi bërë negative, ashtu e menduam ne, për negative. Ai, Kempi Epror, për atë punë është!

“Do të zbatojmë rregullore, siç thotë rregullorja. Do të sjellë fletë drejtimi për Kemp, do të bëjë kërkesën poshtë, do të vijë dosja këtu dhe do të rishqyrtohet nga Komisioni jonë”, tha Muça.

Dhe në fakt KMPCAP-i rajonal i Lushnjes e ndoqi të gjithë praktikën për rishqyrtim. Gazetarja e Stop u interesua tek KMCAP-i Epror, ku iu tha se ky rast do të zgjidhet sepse u saktësuan vitet e punës.