Telefonata nga burgu i Peqinit: ja si na keqtrajtojne..!

Një ndër lajmet kryesore të ditës së sotme, ishte gjetja pa jetë në burgun e Peqinit të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Andon Mëhillaj, i njohur si anëtar i bandës së Julian Sinanajt.Në të njejtën ditë, një person, që vuan dënimin në këtë institucion, ka regjistruar një bisedë telefonike me një familjarë, ku i tregon, se brenda qelisë keqtrajtohet dhe shërbimet atje shiten me para nën dorë.

Shkoder/ Mbaron burgun e nuk i japin parate e veta, Stop zgjidh problemin.

Problemi i rradhës na con në qytetin e Shkodrës, pasi Manushaqe Qosja, nga Cërriku, i është drejtuar emisionit “Stop”, duke mos gjetur zgjidhje në rrugë të tjera. Djali i saj ka kryer dënimin, por pasi ka dalë nga qelia, nuk ka marrë mbrapsht sendet e tij, përfshirë 1 200 euro, që ka patur me vete.Djali mori rrugën e emigrimit të paligjshëm dhe u kap në Mal të Zi. Për këtë u dënua me 6 muaj heqje lirie dhe dënimin e kreu në Lezhë. Ai la qelinë në datën 26 nëntor dhe zonja disponon fletën e dorëzimit të sendeve, firmosur nga oficerja e policisë gjyqsore, Klodiana Duraku. Zonja tregon, se avokati e ka sorrollatur gjatë gjithë kësaj kohe dhe gjërat që i përkasin, nuk i kanë marrë akoma. Vendimi i datës 27 dhjetor, shprehet qartë për kthimin e sendeve, të konsideruara prova materiale të sekuestruara.Avokati i djalit thotë, seështë bërë një gabim nga kryesekretarja, ndaj dhe kthimi i parave është vonuar. Por gazetarja e “Stop” i drejtohet edhe Prokurorisë së Shkodrës dhe arrin të zhbllokojë shumën prej 1200 eurosh.

Belsh/ Derdhin kontributet e sigurimeve shoqerore, i perveteson punonjesi.

Kemi udhëtuar në Belsh, ku takuam bashkëshortët Kostandin dhe Afërdita Zela. Ata kanë paguar në dorë kontributet për vitet 2005-2007 Afërdita  dhe 2005-2013 bashkëshorti i saj Kostandini. Paratë ia kanë dhënë punonjësit të Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore Belsh, Mustafa Tafani. Ky i fundit, prej vitit 2013 nuk është më në punë dhe nuk përgjigjet për paratë, që nuk i ka derdhur në arkën e Sigurimeve Shoqërore të Elbasanit. Bëhet fjalë për një total prej 10 vjetësh kontribute në vlerën e 1 milionë e 900 mijë lekëve të vjetra. Bashkëshortët e kanë firmosur librezën dhë kërkojnë njohjen e dokumentave të tyre të kontributeve.Në Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore Belsh,inspektori i aktual i të vetëpunësuarve Florian Lleshi, shpjegon, se gjurmë në regjistër ka lënë, ashtu si në libreza, por kontributet nuk janë në financën e sigurimeve të Elbasanit, gjë që i bën pagesat të pavlefshme për drejtorinë.Në Sigurimet Shoqërore të Elbasanit,Kryetari i degës së kontributeve, Shaban Kumria thotë, se është bërë kallzim në prokurori për rastin dhe njohjen e librezes, do ta vendosë gjykata.