Stop – Emisioni 113 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 113 (sezoni 6)

21:03 10/02/2021

Doktoresha Kryemadhi harron vjershen e kopshtit dhe gjobitet serish.

Gjatë një takimi elektoral, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha, se nga edukatorja e kopshtit kishte mësuar vjershën “gjuha jonë sa e mirë”. Por ndërsa përpiqej ta perifrazonte, Monika harroi vargjet dhe u ndihmua nga pjesëmarrësit në takim. Më pas gjatë një tjetër aktiviteti në Elbasan, zonja Kryemadhi bëri debat me forcat policore, pasi nuk mbante maskën në një grumbullim me shumë qytetarë.

Sarande/ Video: si u masakrua doganieri ne pune dhe per shkak te detyres.

Jemi ndalur në Sarandë, ku doganieri i portit A.M denoncon, se është dhunuar nga agjenti doganor, që punon privat brenda ambienteve të kësaj dogane Ilir Iliazi. Dhuna ka ndodhur për disa praktika zhdoganimi, pasi agjenti kërkonte me ngulm kalimin e procedurave, por doganieri A.M, nuk mund t’i përfundonte, për shkak, se dokumentacioni kishte probleme. A.M tregon 9 hematomat dhe carjet në kokë dhe fytyrë nga grushtat dhe shkelmat e agjentit doganor.”Stop” ka siguruar pamjet e kamerave të ambienteve të doganës në portin e Sarandës, ku duket qartë dhuna barbare ndaj doganierit denoncues.Vepra penale “dhunë për shkak të detyrës parashikon deri në 2 vjet burg minimalisht. Por prokurorja Aurora Hajro ka ndryshuar klasifikimin e veprës penale.Po kështu gjyqtari Shkëlzen Licaj nuk mori parasysh asgjë dhe pushoi cështjen e dhunës për shkak të detyrës.

Sarande/Prokuroja e gjyqtari pushojne ceshtjen e dhunes ndaj doganierit.

Lidhur me pushimin e cështjes për “dhunë për shkak të detyrës”, nga ana e agjentit doganor, kemi realizuar një takim me prokuroren Aurora Hajro, e cila duket, që nuk ka argument ligjor e moral, për të justifikuar pushimin e cështjës.Ky vendim e rëndoi situatën, pasi dhunuesi u la i lirë dhe nisi të përndjekë dhe dhunojë psikologjikisht familjen e doganierit.Ky i fundit dhe bashkëshortja e tijtregojnë, se kanë një vit, që persekutohen dhe përndiqen nga I.I, i cili i ka shkuar edhe poshtë shtëpisë.







Të ngjashme