STOP – EMISIONI 115 (SEZONI 4)

Emision: 08.02.2019

Hitparade i absurdit shqiptar.

Një qytetar është filmuar, teksa vjedh i qetë një bicikletë në vendparkimin e posacëm të tyre.Qendra shëndetësore në Laknas është e rrethuar nga mbetjet. Ambulanca e Zallherrit po bie nga murat e cara, ndërsa përtokë është mbushur me dru për t’u ngrohur. Në tregun e Lushnjes, peshku shitet në tokë. Në shkollën “Shyqyri Peza” , mësuesja Akila Dosti është fotografuar duke përdorur celularin në klasë, edhe pse kjo është e ndaluar për mësues e nxënës.Janë këto disa nga situatat, që shfaqen dhe komentohen në studion e “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Remarku ndërron titull e kopertinë, shtëpia botuese abuzon me përkthimin.

Sabina Dhrimo,përkthyese e gjermanishtes, mëson nga një mikeshë e saj, se kishte emrin si përkthyese e romanit “Të dashurosh përsëri” të Remarkut, hedhur në treg nga shtëpia botuese “Konica”.Vasilika Sherifi, nga kjo shtëpi botuese, thotë, se bëhet fjalë për romanin “Hije në parajsë”, me titull dhe kopertinë të ndryshuar.Përsa i takon moslikujdimit, zonja Sherifi thoë, se do ta bëjë pagesën kundrejt përkthyeses.Kryetari i shoqatës së botuesve Petrit Ymeri, thotë, se kur abuzohet me emrin e një përkthyesi, kemi të bëjmë me vepër penale. Ndërsa Ministria e Kulturës hesht, e pyetur sesi mbrohet lexuesi nga ky fenomen.

Fier, nëna me 4 fëmijë në kushte mbijetese, thirrja e “Stop” e “Fundjavë”.

“Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” janë ndalur në Fier në misionin e tyre humanitar, në familjen e Migena Buzarakaj. Ajo jeton me 4 fëmijët e saj nga nga 4 deri në 8 vjec, në një dhomë të vetme me lagështirë, në fshatin Kashisht, liruar nga një i afërm. Bashkëshorti i Migenës ka ndërruar jetë nga kanceri 3 muaj më parë dhe në këto kushte mbijetesa e familjes është bërë tejet e vështirë.”Stop” dhe “Fundjavë” i bëjnë thirrje solidaritetit njerëzor, të ndihmojnë me shtëpi të re Migena Buzarakajn dhe fëmijët e saj.

Kategori
STOP
0 Komente

Përgjigju

*

*