Fundjavë me lule, por e hënë me përmbytje në vend.

Lulet dominuan fundjavën në vend, edhe pse në situata të pazakonta. Punonjësi i IT në Ministrinë e Brendshme u paraqit në gjykatë me një valixhe, nga e cila nxorri lule. Kryetari i parlamentit Ilir Meta i dhuroi dje 42 trëndafila blu kreut të opozitës Lulzim Basha me rastin e ditëlindjes. Por e hëna e gjeti vendin nën ujë. Në Tiranë një burrë mban në kurriz një tjetër për të kaluar ujin, duke na kujtuar të gjithëve shprehjen e kryeministrit,se punë ka,por duhen profesionistë.Pamje të tjera përmbytjesh mbyllin emisionin e sotëm.