Stop – Emisioni 13 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 13 (sezoni 5)

21:02 18/09/2019

Polici i shkul zinxhirin qytetarit/ Sigurohen parate per Egzon Kryeziun.

Polici i shkul varësen nga qafa qytetarit

Në përpjekje për të ndaluar dy të rinj, efektivët e Policisë Rrugore i tërhoqën varësen njërit prej tyre, duke ia këputur.

Kjo bëri që mes palëve të kishte një debat, moment i cili u filmua nga të rinjtë, të cilët më pas videon e përcollën në redaksinë e emisionit investigativ Stop.

Qytetari 1-Ore paguaj varësen! I ke këput varësen tani, ore!

Polici-Një minutë ore, një minutë!

Qytetari 1-I ke këput varësen dhe mos e kap ashtu!

Qytetari 2-1 mijë euro bën. Merre! Si i këput varësen tjetrit ti, mo shefi? Ore, mos më hidh lekët e mia ashtu, o shok!

Polici-Ti kush je ti zotëri? E ke kartën?

Qytetari 2-Nuk kam kartë.

Qytetari 1-O bos! Ke pi ndonjë raki ti, që bën kështu, re?

Polici-Nuk pi raki ai.

Qytetari 2-Po ça bëni kështu, mo vlla? A jeni në terezi, mo?

Polici-Po ç’ke mo? Nuk do të iki, ça do iki?!…

Qytetari 1- Mirë pra, merre këtë varësen! Kjo bën 1000 euro. Urdhëro zotëri, paguaje! Paguaje varësen, përndryshe…a ke ndonjë gjë personale ti?

Qytetari 2-Tani mor vlla!

Polici-1 minutë!

Qytetari 2-Urdhëro merre, merre! S’e marr më unë këtë! Ko?!

Polici-O çuna!

Qytetari 1-Po s’e ka për të drejtë ai, që t’i këpusë varësen e huaj.

Polici-Hiqi mor duart, hiqi duart, hiqi duart!

Polici 2-Lëre mor ti, pse e pengon? Po është në krye të detyrës, more!

Qytetari 2-Është në krye të detyrës dhe t’i këpusë varësen?! Ça është kjo, o vëlla?

Polici 1-O shoku! Jam në detyrë të shtetit ore! Jam në detyrë të shtetit.

Qytetari 1-Je në detyrë, por mos e kap atë ashtu!

Polici 2-Uli duart, po të them, ore! Ti more,.. përr,. e përrc, e përrc e përrc…,u bone ti..! Hiqi duart aty, se tttttttt….

Qytetari 1- Merre një çikë Drejtorinë në tel tani!

Qytetari 2-Lëre, se jam tu i bo video o plak, jo jam tu i bo video me rob shpie! Ja ku është edhe ky, edhe ky këtu, ky me syze ja…!

Polici 2-O djali, o djali!

Qytetari 2-Jo o plak, ia çoj unë, ia shpërndaj unë këtë.

Mblidhet shuma prej 30 mijë eurosh për Egzon Kryeziun

Vetëm 2 ditë pas apelit të Ramë Kryeziut për 30 mijë euro për rehabilitimin e djalit të tij, fondacioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe emisioni “Stop” kanë mundur të mbledhin këtë shumë për shëndetin e Egzon Kryeziut.

I riu nga Kosova ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident rrugor të ndodhur më 29 Dhjetor të 2018-s. Nga 1 Janari i këtij viti ai gjendet në trajtimin mjekësor në Stamboll, ku i është nënshtruar 6 herë ndërhyrjeve kirurgjikale në kokë.

Babai i tij sqaroi se trajtimi i deritanishëm i ka kushtuar rreth 230.000 Euro, një shumë e siguruar nga donatorë dhe bamirës të shumtë. Por Egzoni tani është në fazën finale të rehabilitimit. Mjekët parashikojnë dhe 3 muaj rehabilitim, por familjes së tij i mungonte shuma 30.000 eurosh.

Të hënën, apeli për ndihmë nga babai i Egzonit u përcoll edhe në emisionin Stop.

“Ka qenë vetë-aksident, ku dy vajzat kanë ndërruar jetën, ndërsa djali dhe shoku i tij kanë mbetur në gjendje të rëndë. Me ndihmën e të gjithëve, së pari me ndihmën e Zotit, sepse ai ka qenë më shumë i vdekur se i gjallë”, tregoi mes lotëve babai Egzonit.

Ai falenderoi të gjithë shqiptarët, fondacionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe emisionin Stop për ndihmën e dhënë./tvklan.al

Kamioni i kosovarit peng i leter-porosive, Stop zgjidh probemin.

Albenor Gjikoka nga Kosova, denoncon në “Stop” problemin e vjedhjes së kamionit te tij. Ai fillimisht e kishte nxjerrë automjetin në shitje në një ëeb on line në Kosovë.Në fillim mashtrohet nga një bashkëkombas po nga Kosova. Më pas kamioni nxirret ilegalisht nga Morina, edhe pse në dokumenta, kjo gjë fshihet. Albenori arrin ta gjejë kamionin në Shijak dhe njofton policinë.Pas të gjitha procedurave, kamioni sekuestrohet dhe cështja i kalon prokurorisë së Durrësit. Megjithatë prej një viti nuk mundet të marrë atë, që i takon.”Stop” mëson, se shkak i zvarritjes është bërë një letër-porosi, që nuk ka mbërritur nga Kosova.Për këtë, gazetari “Stop” pati dy komunikime me prokurorin e cështjes, Bledar Bejko dhe OPGJ-në, Alfred Lila.Në fund, gjithcka zgjidhet për qytetarin nga Kosova Albenor Gjikoka.

Reagimi/ Pezullohet dhe prangoset pedagogu i Elbasanit Denis Himci.

Denis Himçi, pedagogu 36 vjecar i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka përfunduar në pranga, pasi u shoqërua nga policia, mbrëmjen e së martës, menjëherë pas publikimit të videos nga emisioni “STOP”.Mbi Himçin rëndojnë të paktën dy vepra penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave, që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave, që ushtrojnë funksione publike”.Nga ana tjetër,Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, ka  marrë masën e pezullimit nga detyra të pedagogut Denis Himçi, deri në zbardhjen e plotë të çështjes.Në videon e publikuar të martën, pedagogu Himci shfaqej, duke i i kerkuar studentes raport intim,në këmbim të marrjes së provimeve, që kishte me të dhe kolegët e tij.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT