Stop – Emisioni 12 Shtator 2023 (Sezoni 9)


Stop – Emisioni 12 Shtator 2023 (Sezoni 9)

21:02 12/09/2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Tenderat abuzive, gangrena e bashkisë, qe rëndon në xhepat e qytetarëve

Tenderat dhe dhëniet e shërbimeve privatit, në kurriz të qytetarëve, janë bërë gangrena e bashkisë së Kucovës.Në 19 prill 2023, një banor i këtij qyteti, tha, se kur një i afërmi i tij ndërroi jetë, ai kuptoi, se taksat prej 21 000 lekësh dhe shërbimet, i pagoi tek firma private “Pienvis shpk” Krahas kësaj shume, qytetari ishte detyruar të paguante edhe 20 mijë lekë taksë bashkie për mirëmbajtjen e varrezave.Si të mos mjaftonte abuzimi me këtë tender, që u rëndon financave të qytetarëve, Bashkia e Kucovës, një vit pasi dha tenderin, miratoi një tjetër taksë me vendim të Këshillit Bashkiak, për mirëmbajtjen e varrezave.E njejta gje me tenderin për qentë e rrugës apo pastrimin e qytetit.

“O fytyrë m*t, pe**rast”, Dentisti i prish dhëmbët e kërcënon italianin

Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë. Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë para disa muajsh për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri.

Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut. Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

“Unë punoj si  shofer autobusi dhe një pasagjer më  tha, se një miku i vet  njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji.Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. E telefonova dhe më tha, që të vija dhe se cdo gjë do të shkonte shumë mirë. Ndërhyri në 8 dhëmbët lart dhe 6 poshtë.Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë.Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar. Shkova te një mjek italian dhe ai më tha, se duhej hequr infeksioni dhe duhej kryer operimi. Bëra një radiografi totale dhe ia dhashë mjekut stomatolog, Dr.Palmas, dhe ai pa një strukturë jo të rregullt të punimit dhe se mjeku në Tiranë  nuk kishte bërë pastrim fare.Dua të gjitha  paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë  dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim”, thotë pacienti italian Luka Karta.

Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

Luka Karta: A i pe mesazhet? Kur më ra njeri dhëmb, unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb.Po i  shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

Mesazh i stomatologut David Todri: “Ti je një homoseksual!  Sa keq më vjen për ty!  Prej teje dua, që të më bësh seks oral. Koha do ta tregojë, kush jam unë dhe kush je ti. Do vij, të të vras!  Ti nuk je gjë tjetër, veçse një ndyrësirë”!

Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, që gjendet në zonën e “Komunës së Parisit”. Askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.

Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para i ka kushtuar 12 mijë Euro. Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin. Për këtë rast, Stop iu drejtua Urdhrit të Stomatologut.

Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm i USSH: Ne duke zbatuar rregulloren e gjykimit disiplinor profesional, ja kemi komunikuar menjëherë këshillit rajonal të Urdhrit të Stomatologut të Fierit dhe i kemi këshilluar që të vazhdojë menjëherë procedura sipas rregullores. Ai duhet të sjellë një ankesë me shkrim ose në pamundësi për ta sjellë vetë për arsye të ndryshme mund të japë një prokurë të një avokati dhe ta paraqesë sipas rregullave që kemi ne.

Xhevdet  Sadikaj, president i USSH Fier, thotë se për kërcënimet shtetasi italian duhet të shkojë në polici. Ndërsa për punën profesionale, Sadikaj thotë se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se çfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut.

Shiti delet por nuk mori dot paratë, Stop zgjidh borxhin

Disa muaj më parë, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rastin e një të moshuari në Skrapar, që shiti delet por nuk mori dot paratë, sepse blerësi ndërroi jetë.

Pas transmetimit të këtij rasti, menjëherë nisën menjëherë procedurat ligjore për shlyerjen e shumës nga trashëgimtarët e të ndjerit. Pasi emisioni u lidh me përmbaruesin Ilia Elezi, ky i fundit arriti që të flasë me familjarët dhe të nxjerrë në ankand për shitje një pjesë të shtëpisë së tyre.

Përmbaruesi: Edhe ne jemi shumë të kënaqur që arritëm ta ekzekutonim dosjen në kohë rekord, dhe kjo për shkak se Nazifi e kishte çështje shumë të ndjeshme, siç e pamë të gjithë te emisioni Stop që e ndihmoi jashtë mase dhe ndikoi pozitivisht që të ekzekutohej kjo dosje në kohë rekord. Ajo që është më e ndjeshme në këtë pjesë është marrëveshja mes palëve, kreditore dhe debitore, për shkak se i ndjeri ka lënë një shtëpi shumë të vogël modeste, e cila ndahet në 3-4 pjesëtarë të familjes dhe shitja në ankand e një pjese të shtëpisë e cila është shumë e vogël, 70 apo 90 m2, do ishte shumë e vështirë për t’u shitur në ankand për shkak se asnjeri nuk është interesuar.

E veçanta në këtë histori është se prona u ble falë kontributit të besimtarëve myslimanë dhe hoxhës së zonës, ku banon djali të ndjerit. Pra, me paratë e shitjes, që janë rreth 20 milionë Lekë, familjarët paguajtën borxhin.

Z.Nazif, pas zgjidhjes së këtij rasti, shprehet i lumtur që arriti të marrë paratë.

/tvklan.al










Të ngjashme