Bruksel/1.15 miliarde euro nga konferenca e donatoreve, Rama kerkon.

Shqipëria arriti të siguronte dje 1.15 miliardë euro donacione e kredi të buta për rimëkëmbjen nga tërmeti i 26 nëntorit.Pas konferencës së donatorëve, që u mbajt në Bruksel,Rama tha, se i duhej një hudhër, për ta varur në mur,për mbrojtje nga syri i keq.Në ditë para konferencës ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj tha, se prisnin të mblidhnin një shumë 300 milionë euro-350 milionë euro. Gjatë ditës së sotme presidenti i republikës Ilir Meta thirri në takim kreun e PD-së Basha, të cilin e informoi për tentativat e mazhorancës në shkelje të kushtetutës. Më pas zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi publikoi një status, ku pohonte, se shpërndarjen e parlamentit do ta bëjë populli dhe presidenti vetëm do ta dekretojë.

Dëshmi të reja per skandalet seksuale te mësuesit-Zhigolo të Fierit, Agron Bego.

Të tjera dëshmi për abuzimet e mësuesit-Zhigolo të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë, rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Bego, por edhe disa kolegë të tij të së njejtës shkollë. Një djalë dhe një vajzë tregojnë, sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve seksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera seksuale me nxënëset. Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i konfidoi, se kishte punuar edhe Zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të 99-tave.Madje profesori Bego  e “këshillonte” vajzën të mos bënte seks me bashkëmoshatarë, se ata nuk dinë të bëjnë seks. Në fund ai pohonte, se e kishte dashnoren më të re, se vajza në fjalë.Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti i tij po hetohet nga prokuroria.

Skandali i drejtueses se permbarimit Lushnje, shkarkohet Luiza Gjergjova.

Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi një problem pronësie mes dy vëllezërve në Lushnje. Pëllumb dhe Seit Zele ishin konflikuar për pronën dhe situata u rëndua, kur përmbaruesja shtetërore, Luiza Gjergjova, ditën e ekzekutimit të ndarjes së pasurisë, e ka bërë pa praninë e ekspertes, në shkelje të hapur të ligjit.Gazetari i “Stop” e pyeti përmbaruesen Gjergjova, se pse ekzekuton vendimin pa ekspert, por ajo ofendoi gazetarin. Akti i ulët i përmbarueses Gjergjova u mor në mbrojtje nga kreu i përmbarimit shtetëror Piro Lutaj. Vetë Gjergjova u përball në gjyq me redaksinë e emisionit “Stop” dhe gjykata e Lushnjes i dha të drejtë emisionit “Stop”.Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh, se do të ngrejë grup pune e do të marrë masa për rastin në fjalë. E në fakt ka mbërritur reagimi i Ministrisë dhe Përmbarimit shtetëror, që konfirmon shkarkimin nga detyra të drejtueses së përmbarimit të Lushnjes Luiza Gjergjova.