Vallja  e shpatave  të Ilir  Metës  apo kërcimi sensual i Elisa Spiropalit ?!

Presidenti Meta deklaroi nga Vlora, se shqiptarët do të votojnë në 25 prill me karta, pasaporta, apo qoftë edhe me shpata.Por nuk vonoi përgjigjia e kryeministrit Rama, i cili deklaroi, se kreu i shtetit ka humbur marrëdhëniet me trutë e kokës. Në prag të zgjedhjeve të fundprillit, duket se temperatura politike në vend, po njeh vetëm rritje.

Kamera e fshehte/ Mashtrimi 500 euro per nje vend pune ne prokurori.

Një zonjë denoncon në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, nisur nga një njohje shoqërore, i ofron zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Denoncuesja, pasi kishte dhënë lekët, u fut në internet për të parë, se si mund të punësohej një person në prokurori. Aty njihet me disa informacione, se Ilda Kërkapi kishe mashtruar edhe persona të  tjerë, duke u prezantuar si mbesa e ish –kryeprokurorit Llalla.

Durres/ Bie suvaja nga 22 kateshi i shpallur i pabanueshem nga termeti.

Më 4 mars të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e pallatit 22 katësh, të ndërtuesit Enver Shala, që kishte 7 kate shtesë pa leje në strukturë dhe tërmeti i 26 nëntorit i shkaktoi dëmtim pikërisht në strukturë. Instituti i Ndërtimit në atë kohë coi një grup inxhinierësh për një akt-konstatimi dhe pallati doli i pabanueshëm e iu vu shiriti.Rreth 3 muaj më pas, banorët treguan, se asgjë nuk kishte ndryshuar, madje dhe akt konstatimi i parë nuk ishte hedhur në sistem. Pas ndërhyrjes së “Stop”, pallati 22 katësh nga i banueshëm, u shpall i pabanueshëm, dhe banorët përfituan bonus qiraje.Pak ditë më parë “stop” siguroi pamjet e pallatit në fjalë, prej të cilit po bien copa suvaje.Zona u pastrua të nesërmen në mëngjez dhe aty u vu tabela “punime në rrugë”.