Hipoteka kaotike e Lezhës-qeni ha mish në dyqan.

Rradhët dhe mënyra e trajtimit të qytetarëve në hipotekën e Lezhës.Me këtë situatë nis emisioni i sotëm Stop. Më pas pamje, sesi një qen endacak ha mish në n jë dyqan flet më shumë se cdo premtim për masa të marra lidhur me sigurinë ushqimore.

 

Kopshti “holokaust” i Saukut, një ngrehinë krejtësisht informale.

“Stop” u rikthye sërish në kopshtin “Diren” në Sauk. Këtë mëngjes godina ishte bllokuar dhe rrethuar me shirita nga institucionet tatimore. Pas investigimit zyrtarisht rezulton, se në QKR nuk ka patur asnjë regjistrim të biznesit në fjalë, që megjithatë ka funksionuar për më shumë se një vit nën hundën e të gjitha institucioneve të kontrollit. Erjon Prifti nga hetimi tatgimor thotë, se po po kryhet një kontroll i brendshëm dhe do të ketë masë administrative e deri penale për inspektorin, që ka mbuluar zonën, ku zhvillonte aktivitetin kopshti “Diren”.

 

“Fluturimi” i ujrave të zeza në Laprakë. 

Banorët e Laprakës që kanë shtëpitë në zonën e ish-shkollës së partisë ankohen për mungesë kanalizimesh dhe ujra që u përzihen me ujrat e zeza.Ata kanë improvizuar tualete dhe shkarkimet derdhen të gjitha në ajër.”Stop” iu drejtua Ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe drejtori Durim Mustafa tha, se institucionit i duhet bashkëpunimi i banorëve, që shkarkimet të bëhen në një rrejt të vetëm.