Stop – Emisioni 126 (sezoni 6)



Stop – Emisioni 126 (sezoni 6)

21:02 01/03/2021

Kryemadhi: me Meten bej dashuri, nderkombtaret lene vajzat tona me barre.

PD dhe LSI nënshkruan sot marrëvshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet e 25 prillit. Gjatë fundjave, kur u pyet për raportin në shtëpi me bashkëshortin president, zonja Kryemadhi tha, se me Ilir Metën në shtëpi bëjnë dashuri. Nga ana tjetër, duke bërë me faj edhe ndërkombtarët për gjendjen në Shqipëri, kryetarja e LSI-së tha, se ata lënë me barrë vajzat shqiptare dhe ikin.

Tirane/ Mori kredi me firme te falsifikuar, pronari i lokalit pranon vjedhjen.

Një vajzë 28 vjec, denoncon në Stop, shtetasin Qemal Gorishova. Gorishova duke shfrytëzuar të dhënat e identitetit të saj, i falsifikoi firmën, duke aplikuar për kredi me një vlerë 2 milion lekë të vjetra. Aplikimi iu miratua dhe ai bleu dy aparate celularë.Ngjarja ndodhi në vitin 2018 dhe vajza vihet në dijeni vetëm, kur i telefonojnë nga institucioni financiar, se duhet të shlyejë këstet e kredisë së marrë.Por cila është lidhja mes palëve? Ajo punoi disa kohë si banakiere dhe menaxhere në bar-kafenë e Qemal Gorishovës.Me këtë shtetas ajo ka dy cështje: për përndjekje, e cila u mbyll dhe për problemin e kredisë se marrë.Ekspertët pasi bënë akt-ekspertimin e firmës, nuk e përjashtuan mundësinë, që firma të ishte falsifikuar. Megjithatë, gjykata, pas kërkesë-padisë së institucionit financiar, e detyroi vajzën, të zbatojë urdhrin për të shlyer shumën, që shkon në rreth 4 milionë lekë të vjetra, me gjithë interesat.Për të vërtetuar pretendimin e saj, vajza na vë në dispozicion një video-regjistrim, ku Qemal Gorishova pranon, se ka qenë ai, i cili ka marrë kredinë me firmë të falsifikuar.

Denoncimi ne Stop/ Ministria si struci per rastin e universitetit Epitech.

Pak ditë më parë transmetuamdisa denoncime për Universitetin “Epitech Albania”, pasi ky institucion nuk i ka pajisur studentët me numër matrikullimi dhe rezulton i paakredituar. Universiteti në fjalë është hapur në vitin 2017 dhe sipas udhëzimit, duhet të ishte akredituar brenda tre vjetësh.Pas transmetimit ka reaguar Ministria e Arsimit. Në një deklaratë për shtyp nga ky institucioni thuhet, se “EPITECH Albania”, është hapur me Urdhër të ish-Ministrit Teknik të Arsimit në qershor 2017, me kusht dhe me të drejtë për të filluar veprimtarinë në vitin akademik 2017-2018. Në reagimin kronologjik Ministria tregon, se cfarë ka bërë me shkresa, por nuk thotë, në asnjë moment, sesi vijoi punën Epitek, megjithëse nuk i ishin miratuar kuotat dhe nuk plotësonte kushtet. Cila është përgjigjësia e këtij institucioni, që në rast mosplotësimi të kushteve, ka në dorë edhe heqjen e licensës edhe denoncimin pranë organeve të drejtëisë për shkelësit e ligjit?!







Të ngjashme