Stop – Emisioni 128 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 128 (sezoni 5)

21:02 26/02/2020

Per Zhigolote e Beses dhe te tjera zhvillime alla Stop.

Sistemi arsimor në vend u përfshi sërish nga një tjetër skandal, pasi në një shkollë në Bulqizë disa nxënës u helmuan dhe shkaku kryesor dyshohet të jetë peleti i ngrohjes.Artur Zheji ka shkruar një analizë për rastin e liceut të Fierit, ku përbuz situatën e rëndë të krijuar në atë shkollë dhe bën thirrje për reagim të fortë nga prindërit e shoqëria.Kreu demokrat Basha ka shpërndarë një mesazh, ku kërkon mbështetjen dhe pjesëmarrjen e demokratëve në tubimin e 2 marsit, thirrur nga presidenti Meta.Nga ana tjetër vetë kreu i shtetit ka përshëdetur Limoz Dizdarin dhe Aleksandër Biberajn, dy nga përsonazhet, që kanë mbështetur publikisht lëvizjen e tij.Kryeministri Rama ishte sot në Rusi dhe zhvilloi një takim dhe një konferencë për shtyp me ministrin e jashtëm Lavrov.

Peshkopi/ Skandali i permbarimit ne ekzekutimin e prones se familjes Kapxhiu.

“Stop” është ndalur në Peshkopi, pasi familja Kapxhiu ka rreth 5 vjet, që nuk po  zgjidh dot një problem, që i ka lindur me përmbarimin shtetëror, konkretisht me drejtuesin Edmond Shehu. Ky i fundit po ekzekuton një vendim të montuar të formës së prerë për Lavdosh Kapxhiun, të cilit i kërkohet prishja e 55m2 pronësi, ndërkohë që ky i fundit nuk ka asnjë pronë apo pasuri në emër të tij. Mariglen Kapxhiu, djali i Lavdoshit, sqaron se përmbaruesi, policia dhe bashkia në Peshkopi janë bërë bashkë, për të prishur shtëpinë e gjyshit të tij Zeqir Kapxhiut, sepse gjyqi është zhvilluar në emrin e babait të tij, por me numrin e pasurisë së gjyshit të tij.Strumbullar është bërë një vendim gjykate nga Edvan Velcani, i lënë në fuqi nga Apeli.Eksperti Flamur Bulku tregon, sesi i janë diktuar pyetjet nga gjyqtari dhe si e ka bërë akt-ekspertimin, duke marrë parasysh vetëm palën, që hapi gjyqin. Ai pranon, se gjithcka ka qenë gabim dhe se është i gatshëm të dëshmojë, se ky akt- ekspertimi ka qenë fiktiv.Drejtuesi i Përmbarimit shtetëror në Peshkopi, Edmond Shehu, pranon, që ka marrë para dhe do t’i japë një pjesë personit të dëmtuar.

Gjermani/ Kerkon te lere shtetesine shqiptare, nuk lidhet dot me ambasaden.

Një qytetar shqiptar, që jeton e punon në Gjermani prej 15 vjetësh, tregon, se ka 3 vjet, që do të lerë shtetësinë shqiptare, por nuk lidhet dot me ambasadën shqiptare në Berlin.Gazetarja e “Stop” iu drejtua me një kërkesëdrejtorisë për cështjet konsullore, e cila sqaroi, se lënia e një takimi në ambasadë bëhet përmes portalit E- albania dhe adresave të emailit. Në funksion është vetëm një numër emergjence, që përdoret vetëm për raste vdekje të ndonjë të afërmi në Gjermani.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi