Stop – Emisioni 13 Shtator 2023 (Sezoni 9)


Stop – Emisioni 13 Shtator 2023 (Sezoni 9)

21:00 13/09/2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Zbulohet kush e ka vulën e vërtetë të PD-së, as Bardhi e as Basha, por…

Drejtuesit demokratë kanë zhvilluar edhe sot mbledhje të ndara. Lulzim Basha ka mbledhur në mbrëmje kryesinë e re e po kështu Gazmend Bardhi thirri në takim deputetët opozitarë.Por ndërsa segmente të ndryshme të PD-së vazhdojnë të konfliktohen për vulën zyrtare, “Stop” ka treguar, se kush e ka në të vërtetë atë.

Stop/ “Ti je luaneshë, këputi zinxhirët e skllavërisë”, pleqtë sherr me thika për një grua

Dashuria për një grua ka futur në sherr dy të moshuar në Tiranë. Ky është rasti që ka trajtuar emisioni Stop në Tv Klan këtë të mërkurë.

Merdan Xhafa 71 vjeç është ankuar për 73-vjeçarin, Fatmir Zika, të dy banues në zonën e Freskut, se ky i fundit e ka goditur me thikë.

Shkak është bërë një zonjë që punon me mirëmbajtjen e shtëpisë së z.Merdan Xhafa. Por mesa duket për këtë zonjë ka shfaqur ndjenja dashurie 73-vjeçari Fatmir Zika.

“Unë jam Merdan Xhafa, pensionist. Me punë kam punuar në Policinë e Shtetit prej 35 vitesh. Jam i divorcuar dhe kam 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza. Kam 1 vit që jetoj vetëm. Ditën e kaloj në mëngjes dal me shokët pimë kafen, blej ato gjërat që na duhen edhe kthehem në shtëpi. Pasdite dal prapë me shoqërinë deri nga ora 20:00-21:00. Edhe kështu e kam kaluar kohën. Nuk jam i aftë për të gatuar. Të dy çunat rrinë në pallat. Unë mbaj mbesat sa të kthehet çuni me nusen nga puna dhe i marrin ata pastaj. Gjatë kohës që unë jam vetëm kërkova një punëtore. Më autorizoi një shoku im për këtë punëtoren dhe e mora në telefon dhe kjo vjen punon 2 orë tek unë. Bën gatimin dhe pastron. E zonjë, shumë korrekte për punë e për të gjitha, kaloj mirë. Fatmir Zika më ka goditur me thikë. As mik as shok nuk e kam unë. Këtë kur ka ardhur para 5-6 vitesh kam pirë me këtë kafe. Punëtores i thashë ti po të duash ta pish kafen sa të jesh punëtore tek unë, kafen do ta paguaj unë. E pinim kafen bashkë. Kur kishte kohë, kur s’kishte kohë ikte. Fatmiri na ndiqte kudo që shkonim. Gjeta numrin e mora në telefon, i thashë dua të pimë një kafe. Po, tha, hajde. Vjen befasisht edhe më qëllon direkt, nxjerr thikën dhe qëllon direkt. E kapa që i bllokova thikën. Të mos i kisha bllokuar thikën, do isha në varr sot. Ndërhyri kamarieri dhe disa çuna të tjerë që ishin aty në lokal edhe ky iku me vrap pastaj.  Bëmë kallëzim te policia, e mori kallëzimin oficeri i policisë aty edhe më dërgoi të Instituti i Mjekësisë Ligjore. Vajta atje, më plotësoi dhe ai raportin. Ndihem i kërcënuar sa nuk ka më, ruhem sa s’ka më. Para se sa të vinim te lokali, më tha ti atë nuk do ta mbash më në punë. I thashë si nuk do ta mbaj më në punë? Ç’ke me atë ti? Ajo është punëtore tek unë. Ti çfarë ke me atë zgjidhe me të, jo me mua. Njëfarë interesi ka ai po se çfarë interesi e di ai, nuk flas”.

Por zonja në fjalë mohon që të ketë lidhje me 73-vjeçarin Fatmir Zika, por thotë se punon për bukën e gojës dhe se është e martuar.

Zonja X: Gjithë kjo situatë…,unë nuk e marr dot me mend. Unë jam një zonjë, që kam burrin me diabet, se punoj familje më familje. Ai zotëri na ka rënë më qafë dhe Insh’Allah, Zoti e drejtësia, çoftë në vend këtë hallin tonë! Unë punoj derë më derë, punoj, e shkreta, nxjerr koren e bukës. Jam me shtëpi me qira. Thjesht jemi njohur, shesim vaj, shesim raki. Në çdo kohë. Shkoj në punë, shkoj në tavolinë…, ka qenë vetë z. Merdan. O po, ça ke me mua, ma thuaj, unë jam këtu… Unë e kam familjen të kompletuar. Ai mund të ketë krijuar shumë gjëra, po unë e kam me listë, me defter, i themi ne nga anët tona. Unë dal për bukën e gojës. Punoj natë e ditë! Kthej kokën unë, vjen nga mbas tij dhe e qëllon me grushta dhe pastaj nxjerr thikë nga çanta. Unë ndihem shumë e kërcënuar dhe shumë e ofenduar, sepse në çdo lokal, që ka shkuar, mua më ka përgojuar dhe nuk ia kam për borxh.

Gazetari i Stop bëri ballafaqimin mes dy të moshuarve, Merdan Xhafës dhe Fatmir Zikës. Ky i fundit thotë se ka ndjenja për zonjën dhe se është xheloz që punon në shtëpinë e Merdan Xhafës. Nga ana tjetër, ai mohon që ta ketë goditur me thikë z.Merdan, por me çelës.

Fatmir Zika: Më tha që ti na ndjek kudo që vemi ne. Ti me atë që ke bë çfarë të duash ti. Ka një shoqe ky. Unë kam 4 vjet me të.

Gazetari: A të lidh diçka tjetër me zonjën?

Fatmir Zika: Po patjetër kjo s’ka nevojë për t’u kuptuar. Kur them unë 4 vjet me që e njoh, propozimi i saj ka qenë për mua. Mua më vdiq gruaja. Tha kështu: “Unë do të mbaj ty si Perëndinë”.

Gazetari: Jeni përpjekur që zotërinë ta godisni me thikë?

Fatmir Zika: Kurrë. Unë me thikë? Thikë është kjo?

Gazetari: Po çfarë është?

Fatmir Zika: Çelës.

Gazetari: E shkaktuar nga ty?

Fatmir Zika: Po. Pse do them unë që jo?

Gazetari: Pra ti pranon që ke goditur z.Merdan?

Fatmir Zika: Je burrë apo s’je. Qëndro si burrë në radhë të parë. Burrë me 2 r. Nuk je burrë.

Gazetari: Çfarë të nervozon?

Fatmir Zika: Se gënjen ky.

Gazetari: Dhe ti vendose ta godisje?

Fatmir Zika: Jo kurrë.

Gazetari: Po këto goditjet i ke bërë ti, se e pranove.

Fatmir Zika: E pranova.

Merdan Xhafa: Çfarë të bëra unë ty që më godite ti mua?

Gazetari: A kanë lidhje ndjenja xhelozie?

Fatmir Zika: Unë jo.

Merdan Xhafa: Ka pra, për atë më ra. Mblidh mendjen edhe lem rehat mua.

Fatmir Zika: Pas më ke mua ti, por jo për të keq. Unë të kam vëlla ty, po ti nuk e çmon. Është me pistoletë në xhep ai.

Gazetari: Ku e ka pistoletën?

Fatmir Zika: Nuk e di.

Merdan Xhafa: Pistoletën e kam dorëzuar unë që kur dola në pension.

Fatmir Zika: Nuk e di. Ajo thotë kështu, duan të na ndajnë nga ne të dy. Jam në krahun tënd thotë. Ta dijë mirë ky.

Në celularin e Fatmir Zikës ka plot mesazhe dhe poezi dashurie që ia ka dërguar zonjës.

Stop/ Vajtën në Abu Dabi për garë, por nuk kishin emrat, pse i pengoi presidenti sportistët e MMA

Emisioni Stop në Tv Klan është ndalur tek një problematikë në Federatën Shqiptare të Ndeshjes së Lirë, që nuk kishte regjistruar 3 sportistë të MMA-së për në kampionatin e zhvilluar në Abu Dabi në muajin Korrik.

Trajneri Naim Seferi shpjegon se pagesën për anëtarësim e kanë bërë dhe kanë qenë pjesëmarrës në kompeticione të tjera brenda vendit apo dhe në Ballkan.

Naim Seferi, trajner MMA: Problemi im lidhet konkretisht me sportistët. Ne u prezantuam në Abu Dabi për kampionatin botëror të MMA-së me 3 sportistë; Ali Baholli 2007, Asim Seferi 2008 dhe Valentin Zefi 2009. Këta sportistë kanë bërë edhe aktivitete të tjera në Shqipëri. Në MMA janë kampionë kombëtarë që të tre, por edhe në disiplina të tjera si mundja, boksi, kikboksi, xhudo edhe janë sportistë shumë të përgatitur, pavarësisht se janë të rinj realisht kanë goxha arritje personale. Shkuam atje edhe na është mohuar pjesëmarrja në atë event me arsyetimin që Federata Shqiptare e Ndeshjes së Lirë nuk ka çuar një shkresë që këta sportistë janë pjesë e një ekipi kombëtar ose kanë marrë pjesë në evente kombëtare dhe kjo lloj gjëja na penalizoi. Në Kampionatin Ballkanik morëm 4 vende të para, ky 2 nga këta ishin kampionë Ballkani, pra Asim Seferi dhe Valentin Zefi. Kishim shumë shpresa edhe për botërorin realisht sepse edhe moshatarët e tyre që ne bënim stërvitje të përbashkëta dukeshin që kanë goxha talent, na u mohua kjo pjesëmarrje. Arsyeja që na u tha është që Federata Shqiptare nuk e ka sjellë këtë shkresën, miratimin që le të marrin pjesë. Kundrejt Federatës Shqiptare ne kemi shlyer çdo detyrim financiar që janë tarifa e federimit dhe pjesëmarrja 20 mijë Lekë në vit në total. I kam kërkuar Presidentit z.Arjan Rizai një faturë fiskale që ne po paguajmë diçka por që nesër pasnesër si rasti që jemi gjetur mat, më ka sjellë vetëm faturë që është preventiv, kështu i lëshojmë. Kemi humbur çdo lloj mundësie kontakti me atë, nuk dimë më si të komunikojmë, për këto arsye i jemi drejtuar emisionit Stop me shpresën që kjo situatë do ndalojë këtu, nuk do jetë më.

Babai i sportistit Valentin Zefi, tregon se çfarë ndodhi me udhëtimin në Abu Dabi dhe si u braktisën sportistët nga presidenti. Bëhet fjalë për një sportist, që në Kampionatin Ballkanik që u zhvillua në Tiranë të MMA-së, mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vetë.

Prindi i sportistit: Përshëndetje! Jam babai i Valentin Zefi. Valentin merret kryesisht me sport, me sportin e MMA-së, në të cilin ka marrë disa medalje, vend të parë. Gjithashtu dhe në kampionate të tjera kombëtare, që janë zhvillluar të mundjes, kick-boks etj, ka marrë vend të parë për peshën dhe moshën e tij. Në Kampionatin Ballkanik, që u zhvillua në Tiranë të MMA-së gjithashtu mori çmim të parë për peshën dhe moshën e vetë. Duke parë këto rezultate të mira,Valentini së bashku me 3 sportistë të tjerë dhe me trajnerin Naim Seferi, vendosën që të ikin në Abu Dabi për Kampionatin Botëror të MMA-së, që u zhvillua para pak kohësh. Kur kanë vajtur atje për t’u regjistruar, organizatorët e kampionatit iu kanë thënë që ju nuk jeni të regjistruar dhe nuk mund të merrni pjesë, për shkak se ju nuk jeni të regjistruar nga Federata e MMA-së në Tiranë dhe emrat tuaj nuk figurojnë në listat e pjesëmarrësve. Tani arsyeja që këta nuk morën pjesë duket si absurde, sepse derisa sportistët kanë merita dhe duan të marrin pjesë në një kampionat, Federata Shqiptare duhet t’i mbështesë, jo të mos firmosë, mos t’i dërgojë. Këta kanë ikur me shpenzimet e veta, tani shpenzimet nuk është ndonjë problem i madh, por problemi është, pse të mos mbështeten fëmijët, që ëndrrat e tyre të bëhen realitet.

Gazetarja e emisionit Stop prej javësh është përpjekur që të takohet me Presidentin Arjan Rizaj, por ai preferoi të fshihet dhe të mos japë shpjegim për këtë situatë.

/tvklan.al










Të ngjashme