Mbyllja e nje sezoni televiziv/ Shpërthim humori e te qeshuara në Stop.

Në emisionin e fundit të një sezoni të gjatë televiziv, ju propozojmë situata humori e shpërthim të qeshurash në studion e “Stop”. Samiri dhe Genti ngacmojnë Onin, se kur ishte në kopsht rrihte edukatoren. Saimiri ndez një fishkezjarr në studio, gjë që rrezikoi emisionin, për shkak të shpërthimit.Një tjetër situatë krijohet, kur Saimiri e Genti flasin për mungesën e banjove publike dhe të moshuarit i zë “halli” vend e pa vend.

Mbyllja e nje sezoni televiziv/ Shpërthim humori e te qeshuara në Stop.

Situatë humori krijohet në studion e Stop, kur Saimiri e Genti thonë, se ndotja në Shqipëri na vjen për shkak të vendeve fqinje.Një tjetër episod, që shkakton humor e të qeshura është reportazhi i TG3 për hashashin në Shqipëri, apo kur moderatorët thonë, se Rama, pas Veliajt, mund të urdhërojë edhe Makronin të lyejë kullën Eifel.Aktorët e reformës zgjedhore u ngujuan për shumë ditë e shumë orë në ambasadën amerikane, për të arritur marrëveshjen për ligjin zgjedhor.Historia sesi mund të ketë lindur emri Osum ka shkaktuar sërish të qeshura në studion e programit.

Mbyllja e sezonit televiziv/personazhe Vip urojnë emisionin “Stop”.

Në mbyllje të këtij sezoni televiziv u sjellim urimet e disa prej personazheve Vip, të cilët, të gjendur në evente publike, kanë uruar emisionin “Stop”.Bruno Shllaku, Arjola Demiri, Lisa Kujofska, Alar Band Leonard Bombaj, Greta Koci, Anjeza Branka, Irma Libohova, Roza Lati, Blendi Klodi e Marsela Cibukaj janë disa nga personazhet, që kanë përgëzuar programin, duke i uruar suksese të mëtejshme në misionin e vet.