“Shqipëria ime” vs “Shtëpia e gjetheve” dhe “Bunkart”.

Një vëzhgim në Tiranën turistike nxjerr në pah, se mozaiku-simbol i Muzeut Historik Kombëtar, i quajtur “Shqipëria ime” po degradon dhe askush nuk duket të ketë ndërmend të verë dorë mbi të.Po në të kundërt projekte si “Shtëpia e gjetheve” apo “Bunkart”, kanë marrë fonde të konsiderueshme parash, edhe pse nuk kanë vizitorë.

 

Grabitje në burg, lë qelinë, por nuk merr dot sendet e veta.

“Stop” ka ndjekur denoncimin e një ish- të dënuari, që pasi ka vuajtur ndëshkimin e caktuar nga gjykata, kërkon të marrë mbrapsht sendet që kishte me vete, të shkruara në procesverbal.Shuma e të hollave dhe canta e tij mungojnë dhe askush nuk i përgjigjet për këtë. Gazetarja e emisionit shkoi në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier dhë atë 313, por askush nuk mori përsipër përgjegjësinë për sendet e munguara.

 

Selitë, rruga publike me investime private

Banorët e Selitës ankohen për rrugën e tyre.  Ata thonë, se kanë paguar vetë paratë për 2.5 km, por duhet që edhe shteti të bëjë ndonjë investim në zonën e tyre. Të moshuarit tregojnë, se Selita për shumë kohë ka furnizuar me ujë Tiranën, ndaj e meriton të ketë të paktën një rrugë.