Korona/ shpallet ndalim-qarkullimi, por edhe mesazhe shprese.

Fjalë-kyce:Emisioni Stop 12 mars 2020, ndalohet qarkullimi, coprifuoco nga korona, masat e ndalim qarkullimit nga koronavirusi, në karantinë. 

 Qeveria shqiptare ka marrë masa të reja edhe më drastike ne kuadër të përhapjes së koronavirusit, që po gunjëzon botën. Gjatë gjithë fundjavës ndalohet qarkullimi publik dhe me mjete private në Tiranë dhe Durrës.

                                          Pjesa e dytë

Viti olimpik/ Federatat e sportit shqiptar 4 muaj pa marrë fonde.

Trajneri i Kombëtares së peshëngritjes denoncon në“Stop” faktin qe sportistët nuk kanë marrë rrogë mujore  e si rrjedhojë, nuk u janë paguar as  sigurimet. Sportistët këtu në Shqiperi paguhen vetëm për trajtim ushqimor. Stop interesohet drejtpërdrejt me zv.ministrin e Arsimit dhe Sportit, z. Kostandin Shkurti, për mungesën e parave prej disa muajsh. Zv.ministri Shkurti deklaron, se kanë kaluar fondet në 5 mars 2020. Nga ana tjetër, pas nje verifikimi ne thesar, fondet nuk kishin kaluar.

Fakulteti i muzikës/ Konkursi nxjerr fitues kandidatin pa doktoraturë.

Oleg Arapi denoncon pranë emisionit “Stop”, faktin, se ka konkuruar në Akadeninë e arteve, dega dirigjim koral, por nuk ka fituar, edhe pse i plotësonte të gjitha kriteret. Oleg Arapi me doktoraturë mori 84 pikë, dhe vec kualifikimeve, numëron edhe qindra altivitete brenda dhe jashtë vendit. Komisioni Ad Hoc me 5 personalitete të muzikës, vendosi, t’ i japw 91 pikë Bujar Alliut, i cili nuk ka as doktoraturë.