Kenga e Xhejmsit “Rama go”/ Pergjigjen flake per flake Rama e Basha.

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi këngën e Xhejmsit nga Fani i Mirditës, “Rama go”. Pak më vonë në një meme, që tregonte dialogun me veten Rama tha, se nuk ikën, pasi nuk ka mbaruar punë akoma.Më pas me të njejtën meme u përgjigj edhe kreu demokrat Basha, duke shkruar, se edhe vetë Rama do të votojë për Bashën në 25 prill.

Sarande-denoncimi/ Drejtori i spitalit dhunon ish vjehrren, zvarritet hetimi.

Jemi ndalur në Sarandë, pasi një qytetare, Adelina Luca, denoncon ish-dhëndrin, se e ka dhunuar. Ajo thotë, se edhe prokurori ka zvarritur hetimin. Vajza e zonjës Adelina është divorcuar me ish-bashkëshortin e saj, dy vjet më parë, pas një martese 10-vjecare.Shkak është bërë një lidhje tjetër e tij, që sot është kurorëzuar në martesë.Kjo ka sjellë konflikte mes vajzës, mamasë së saj dhe të akuzuarit.Më 27 janar 2021, Erjon Dhroso, ish-dhëndri dhe drejtori i spitalit Sarandë, i hyn zonjës Adelina, në biznesin e saj dhe i vë duart në fyt dhe e dhunon, pasi sipas tij, zonja Adelina i kishte prerë rrugën, ose kishte fyer vajzën e tij.E dhunuara, e kallëzon në polici dhe policia ia referon rastin prokurorisë së Sarandës. Ajo i ka kërkuar prokurorit Ilir Hoxha, informacion mbi aktin e dosjes së saj dhe raporti mjeko-ligjor, që është kryer në Tiranë dhe jo në Sarandë.Adelina ka pretendime, pse vepra penale nuk është regjistruar si dhunë në familje, por si plagosje e lehtë me dashje.

Prokurori nuk jep shpjegim per hetimet, avokati: Eshte dhune ne familje!

Pas akuzueses Adelina Luca, emisioni “Stop” kontaktoi vetë prokurorin Ilir Hoxha, i cili nuk dha shpjegime, se pse nuk i merr pamjet filmike në biznesit të zonës, ku ndodhi ngjarja dhe pse nuk i përshpejton procedurat e hetimit.Avokati Elvis Turtulli, thotë, se legjislatori duhet ta rregullojë këtë situtatë me ligj, sepse ngjarje të tilla mund ta cojnë marrëdhënien në konflikte më të avancuara.Sipas tij, ish-vjehrri me ish-vjehrrën, duhet të futen në grupin e marrëdhënieve familjare dhe dhuna të quhet dhunë në familje. Nga ana tjetër, për këto raste, nuk mund të presim afatet hetimore, që të mos përshkallëzohet dhuna.