Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Sot është e enjte, ditë të cilën, jemi mësuar ta lidhim me punimet e parlamentit të Shqipërisë.Ne sjellim të përmbledhura momentet më të “nxehta”, që janë zhvilluar në sallën e Kuvendit përgjatë këtij sezoni. #stoptvklan #stop14korrik #Kuvendi #parlamentiShqiperise #SaimirKodra #GentianZenelaj

E enjtja parlamentare, cfarë ndodhi në sallën e kuvendit gjatë një sezoni

Në mars 2021, trajtuam atë, që nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjec, tregoi, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.Për arsye dokumentash, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019 martesa e saj përfundoi dhe Marsida, nënë e një djali 20 vjec dhe një vajze 11 vjec u kthye në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra 26 vjec.Marsida tha, se u mirëprit nga familja e partnerit, por babai i tij, Leka,nisi ta ngacmonte seksualisht.Pasi Marsida nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.Më pas Leka bëri një kallzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qënieve njerëzore e do të trafikonte partnerin. Kur ky pretendim u rrëzua, Marsida u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze. #stoptvklan #stop14korrik #pasaportangleze #asgjësimipasaportës #zyrakonsullore #SaimirKodra #GentianZenelaj

Gjykata vendosi asgjesimin e pasaportës angleze, qytetarja aplikon sërish

Jemi drejtuar në fshatin Plug të Lushnjes, për problemin e një qytetareje. Ajo tregon, se Bledar Nazo, djali i saj 40 vjecar, vuan nga prapambetja e thellë mendore. Që në moshën 3 vjecare Bledari është trajtuar me kemp. Kjo ndodhi deri në shtator 2021, kur merrte edhe paketën higjeno-sanitare. Gruaja thotë, se merrte 400 mijë lekë të vjetra, por sot merr vetëm 210 mijë lekë të vjetra, pasi i kanë hequr paketën higjeno-sanitare. Nëna tregon, se e mban gjithë kohën të lidhur djalin, pasi nuk kupton dhe shkatërron cdo gjë. Edhe për nevojat e veta nuk është i aftë, ndaj i duhet të mbajë pampers. #stoptvklan #stop14korrik #40vjecariLushnje #paketasanitare #SaimirKodra #GentianZenelaj

Lushnje, 40 vjec me prapambetje mendore, i hiqet paketa sanitare