Stop – Emisioni 14 Korrik 2023 (Sezoni 8)
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
Për të mos u humbur, humor gjatë provave të emisionit
Sic e kemi bërë tashmë traditë, në ditën e fundit të transmetimit për këtë sezon, sjellim humorin gjatë provave dhe emisionit. Saimiri dhe Genti bëjnë humor me sloganin e PS-së në zgjedhjet lokale “ecim përpara”.Më pas një tjetër situatë bëhet objekt humori, kënga “me jaranin isha, me jaranin jam”.Gjatë një programi, cunat thonë, se shqiptarët kanë nevojë, jo thjesht të pinë 8C2, por ta marrin në formë venoze.
Video-humor, si të pastroni kasafortën për 600 mijë Euro
Pas lajmit, se pastruesja e shtëpisë vodhi 600 mijë euro nga kasaforta e një zyrtareje, Samiri dhe Genti bëjnë humor me këtë fakt dhe demostrojnë një studio, sesi pastrohet kasaforta.Gjatë provave të emisionit, Klaudia i bie shtyllës. Cunat bëjnë humor me tatuazhet e tyre dhe si duken ato, pasi janë shëndoshur.
Klaudia dhe Florida ngatërrojnë muzikën me koreografinë.Klaudia provon të recitojë në studio “Shqipërinë e mori turku i vu zjarr”.Floridës i bie leku i byrekut për festën e Sulltan Novruzit.Në fund cunat thonë me humor, se do i ndërrojmë velinat, por vështirë do të kemi të gjejmë të tilla kaq problematike.
Video-humor, momente për mos u humbur nga provat e emisionit
Në një prej emisioneve Saimiri hyn në studio me karrocë me kuzhineta. Cunat pyesin Klaudian dhe Floridën, se cfarë është Moxarti, dhe ëprgjigjet janë cokollatë ose vepër arti.Në studio bëhet humor me kampionatin e seksit, që është mbajtur në Suedi. Një tjetër situatë me nota humori krijohet gjatë një videoje, që tregon, sesi kinezët kërcejnë vallet shqiptare.