Kamëz, paguan taksë trualli, edhe pse është me qira.

Florin Pepkolaj punon në një klinikë dentare në zonën e Kamzës. Ai thotë, se në mënyrë të padrejtë bashkia i kërkon taksë edhe për truallin e ndërtesës.Florini tregon, se paguan qiranë tek pronari dhe gjithë detyrimet që burojnë nga aktiviteti i tij.Gazetarja e emisionit iu drejtua bashkisë Kamëz dhe këshilltari për mediat Artan Dervishi tha, se ka një gabim nga ana e bashkisë, që do të korrigjohet menjëherë.

Blinisht, Mirditë 21 familje në qiell të hapur, peng i burokracisë.

“Stop” është ndalur në fshatin Blinisht, njësia administrative Orosh, Mirditë.Për shkak të rrëshqitjeve të dheut të marsit të këtij viti, disa shtëpi të fshatit u dëmtuan.Njëra prej tyre është banesa e Petrit Prendit.Komisioni i vlerësimit e cmoi 20 milion lekë të vjetra vlerën e dëmshpërblimit, por paratë nuk po duken.Gasper Topollai, sekretar i këshillit bashkiak Mirditë, thotë, se të njëjtin fat kanë 21 familje, por dosjet kanë shkuar në drejtorinë e emergjencave civile.Por në ministrinë e mbrotjes thonë, se dosja është e paplotë. Deri në rakordimin e institucioneve, 21 familje rrezikojnë të mbeten në qiell të hapur.