Rikthimi i Pajtime Fetahut dhe nje proteste e pazakonte e bluzave te bardha.

Parlamenti u mblodh sot sërish në seancë plenare e si zakonisht nuk munguan debatet. Kryetari i Kuvendit Ruci përjashtoi deputetin e Ballit Kombtar Adriatik Alimadhi, pasi ky i fundit nuk lëshonte foltoren, duke folur jashtë rendit të ditës dhe duke lëshuar akuza për Partinë e Punës.Gjyqtarja Pajtime Fetahu ka shprehur ambicien për të drejtuar Gjykatën e Elbasanit. Stop ka treguar disa raste mitmarrjeje apo vendimesh të padrejta, që mbajnë firmën e Fetahut. Disa dokumente kompromentuese për të kanë shkuar edhe në Spak.Mjekët e QSUT-së zhvilluan një protestë sot dhe disa prejt tyre u takuan edhe me Ministren Manastirliu dhe drejtorin e QSUT-së Joti, të cilëve u kërkuan rritje pagash, sigurim jete, mjete për luftën ndaj covid 19 dhe shpalljen dëshmorë, të bluzave të bardha, që kanë humbur jetën nga corona virusi.

Skandali/ 72 vjecarja vjen ne Tirane me hematome ne koke, e nxjerrin me covid.

Rasti i radhës, që trajtojmë në emision ka të bëjë me një të moshuar nga Vlora, e cila pas një dëmtimi në kokë, është sjellë me urgjencën dhe nga Vlora deri në Tiranë. Vajza e saj, Adelina Gërdhuqi, tregon, se në 27 gusht, e ëma Veprore Gërdhuqi, 72 vjec, u rrëzua në banesë dhe dëmtoi kokën. Nëna u shtrua 5 ditë tek QSUT,dhe nga pavioni i Neuro-Kirurgjisë e cuan tek Sëmundjet Interne, ku pas kontrolleve, i thonë, se është e infektuar me covid 19.E moshuara është operuar në zemër, ka azotemi në veshka, ujë në mushkëri dhe diabet, por e bija tha, se nuk besuan, se ajo kishte edhe corona virus. Në këto kushte e morën në shtëpi dhe e kuruan për hematomën në kokë. Më pas i bënë tamponin në privat, ku rezultoi negative, ashtu si e gjithë familja.Gazetarja i kërkoi sqarime mjekes Eneida Hoxha, për diagnostikimin e të moshuarës dhe ajo u përgjigj, se sipas vizitës rezultoi me covid 19.Po si është gjendja shëndetsore e 72 vjecares Veprore Gërdhuqi sot? Ajo dhe e bija janë lidhur me ne nga Greqia dhe gjendja e të moshuarës është shumë e mirë, pasi nuk pati kurrë covid 10.

Aplikojne per vize angleze dhe i humb pasaporta, Stop zgjidh problemin.

Merushe Meta dhe bashkëshorti i saj tregojnë, se kanë dorëzuar pasaportat në zyrat pritëse në Tiranë në datën 1 nëntor 2019, në katin e 12-të tek ETC, ku ndodhen zyrat e TLs Visa aplication centër. Bashkëshortët janë ndihmuar në këtë zyrë për aplikimin për vizë angleze, por më pas, njëra nga pasaportat është zhdukur.Pas ndërhyrjes së Stop dhe pritjes së përgjigjes për shkak të izolimit të pandemisë,Tls reagoi, duke e gjetur pasaportën e shpallur të humbur.