Deputetët “tradhtarë” të listave, që bënë betimin.

Në prag të protestës së rradhës të opozitës shqiptare,Renaldo u është drejtuar qytetarëve, për t’i pyetur për deputetët “tradhëtarë”, që bënë betimin dhe morën mandatin në parlament.Ata u përzgjodhën nga krerët e partive, të cilët menduan, se nuk do t’u vinte rradha kurrë për të marrë mëndatin.

Rrëshen, e divorcuar dhe pa punë, i refuzohet ndihma ekonomike.

Martina Jaku, banore e Rrëshenit, e divorcuar dhe me një fëmijë të sëmurë 6 vjeçar, nuk përfiton ndihmë ekonomike, pasi ka deklaruar së ka një televizor dhe një frigorifer. Martina është trajtuar për disa muaj me fondin 6% të bashkisë Mirditë.

Me 27 mijë Lekë të vjetra, mund të blejë vetëm ilace për djalin, ndaj kërkon një punë. Në sektorin e ndihmës ekonomike në bashkinë e Mirditës e njohin problemin e Martina Jakut dhe thonë, se për vitin 2019 mund t’i shtojnë vetëm 3 mijë lekë të vjetra, derisa të gjejë një punë.

Martina Jaku: Jam e divorcuar prej dy vitesh. Kam një djalë në klasë të parë, tani jam kthyer jetoj tek prindërit e mi. Jam e pa papunë dhe jam regjistruar tek zyra e papunësisë pastaj aplikova dhe për ndihmë sociale. Aty më kanë trajtuar vetëm më fondin 6% të bashkisë sepse tek sistemi i përkrahjes thonë që nuk të kap sistemi. Deklarova që kam një televizor dhe një frigorifer, por ato janë të prindërve të mi. Për momentin jam këtu tek shtëpia e kushëririt, sepse terreni ishte shumë i ftohtë dhe i akullt, afër qytetit të Rrëshenit. Më ndihmon pak mami, sepse dhe babi nuk jeton më.

Marr vetëm 27 mijë Lekë të vjetra dhe me ato mund të marr vetëm një shurup për djalin. Të paktën të më ofrohet një punë sepse duhet ta rrit djalin.

Gazetarja e emisionit “Stop” , shkoi tek sektori i ndihmës ekonomike.

Marte Kola: Është e vërtetë që është e divorcuar, ka një fëmijë dhe jeton tek shtëpia e nënës, pasi shtëpia i është shembur. Martina ka aplikuar për herë të parë në datën 5 Qershor të 2017 dhe ka aplikuar herë pas herë dhe në 2018 dhe ka dalë mospërfituese, arsyeja nuk ka marrë pikët e mjaftueshme. Martine dhe gratë e tjera të divorcuara ne i kemi trajtuar me fondin 6% të bashkisë. Kjo është për të gjitha gratë, njësoj. Për fëmijë e shkollës jem dhe 300 Lekë bonus. Martina do përfshihet edhe në projektin që unë e kam këtu dhe do ja kaloj bashkisë deri në çastin e punësimit të saj.

Në zyrën e punës shprehin angazhimin për t’i gjetur Martinës një punë 4-orëshe.

Gazetarja: Ne i qëndrojmë faktit, si mund të kalohet muaji me 30 mijë lekë të vjetra, duke rritur një fëmijë? E vetmja zgjidhje, që mbetet, është, që ti të sigurosh një punë kjo edhe falë ndihmës, që mund të të ofrojë Zyra e Punës.

Gazetarja: Preferenca në këtë rast, përveç orarit, nuk ke?

Qytetarja: Jo s’kam, sepse unë 8 vjet shkollë kam. Thjesht me punu me rrit djalin. S’kam asnjë preferencë domethënë.

Punonjësi: Orar tjetër domethënë, që mundesh me plotësu 8-orëshin, s’ke? Përvec 4-orëshit?

Qytetarja: Eshtë vetëm, 6 vjeç ku lihet?

Punonjësi: Do shohim ndonjë mundësi, ndonjë subjekt privat, që t’i përputhet për aq orë, sa punon për çështje page, pavarsisht se me 4 orë, boll problem është.

Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe, shprehet, se ky rast duhet të trajtohej me ndihmë ekonomike, sipas saj, sistemi i ndihmës ekonomike është korruptiv dhe askush nuk e shpjegon sistemin e pikëve. Pampuri thotë, se ky sistem nuk është i bazuar në minimumin jetik.

Oriola Pampuri, ish-deputete dhe psikologe : 3 mijë Lekshi duhet ti takonte pa u mbështetu tek 6% i bashkisë, ndihma ekonomike duhet të ishte më e lartë. Sistemi i pikëzimit nuk ka qenë kurrë transparent, ne e kemi kërkuar shpesh. Ku bazohen këta specialistë dhe ministria që disa i mbështet dhe disa i përjashton? Zonja është e aftë dhe e disponueshme të punojë, ajo që e pengon është hapësira dhe është fare e zgjidhshme falë një punësimi. Por mungesa e disponueshmërisë së shtetit për t’ja gjetur ka bërë që kjo zonjë të mbijetojë me 3 mijë lekë të vjetra bashkë me djalin e saj.

Shijak, Stop dhe Fundjava bëjnë me shtëpi të re familjen Norja.

Në fillim të muajit shkurt, emisioni “Stop” transmetoi rastin e familjes Norja në Shijak, që jetonte në kushte shumë të vështira.Anila Norja ka 3 fëmijë nga 10 në 14 vjec dhe bashkëshorti e ka braktisur.Të katërt përpiqen të mbajnë frymën gjallë me 6 000 mijë lekë të reja në muaj. Shtëpia e tyre nuk ka banjo dhe ujë të rrjedhshëm. Një muaj e gjysmë pas transmetimit të apelit të familjes Norja, “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”, e kanë bërë atë me shtëpi të re.