Stop – Emisioni 141 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 141 (sezoni 5)

21:02 16/03/2020

Hitparade i absurdit ne kohen e koronavirusit.

Disa qytetarë shqiptarë tregojnë se janë bllkuar në zonën e tranzitit në aeroportin e Milanos dhe nuk marrin asnjë shpjegim, se cfarë do të bëhet me ta.Videon e realizuar e kanë dërguar në emisionin Stop për sensibilizim.Në  gjendjen civile të Gjakovë punonjësit më shumë merren me telefonin, sesa u shërbejnë qytetarëve.Në  Shkodër, qytetarët kërkojnë maska në farmaci, por farmacistja u përgjigjet, se nuk ka.Në Kukës një qytetar ecën me kalë në mes të rrugën, mesa duket në kushtet e ndalimit të qarkullimit të automjeteve.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të programit në Hitparade në kohën e koronës.

Tenderi i mirembajtjes se pajisjeve mjeksore, kriteret qe paracaktuan fituesin.

Paratë në sektorin e shëndetësisë duket, se kanë shkuar më shumë  për tendera e PPP, sesa për këtë shërbim në thelb. Ndaj sot shëndetësia jonë nuk ka kapcitetetet e mjaftueshme për  të  përballur situatën e koronavirusit.Në 6 shkur 2020 QSUT hapi një tender për mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, por dyshohet, se fituesi ishte paracaktuar. Ndaj 6 kompanitë, që janë marrë prej 20 vjetësh me këtë punë, u lanë lanwpun këtë gojë Janë disa kriteret, që nxjerrin zbuluar Ministrinë e Shëndetësisë dhe QSUT-në. Së pari kompania fituese duhet të ketë 30 inxhinierw teknikë të deklaruar në shtet. Dy kriteret e tjera tregojnë, sesi u parapërcaktua fituesi.Kompania fituese duhet të ketqë në mgazinë të gjitha markat e pajisjeve të mirëmbajtjes. Kriteri tjetër i jap të drejtë kompanisë fituese të përdorë edhe pajisjet e përdorura, gjë që skualifikikon 6 kompanitë e tjera, pasi ato nuk shesin pjesë të përdorura.

 Memet me te bukura nga karantina, qe po thyejne rrjetin…!!!

Ditët e vetëizolimit për shkak të koronavirusit nuk kanë kaluar pa humor në rrjetet sociale. Disa nga memet më të bukura, po i transmetojmw nw kwtw pjesë të programit. Në ditën e 6-të të karantinës qytetarët kanë dalë në ballkonl e lehin, në vend që të  flasin. Në ditën e 40-të shtëpitç  janë shndërruar në disko, ku kërcehet para pasqyrçs.Disa qytetarë po bwëjnë aheng me dajre e vegla muzikore, duke shfrytëzuar izolimin në shtëpi.Në Kosovë e Shqipëri janë shpërndarë njoftime e këshilla për ruajtjen nga koronavirusi, por duket qartë, se ato ndryshojnë në masën e këshillave dhe propagandës.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi