Stop – Emisioni 142 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 142 (sezoni 5)

21:02 17/03/2020

 Aktualitet me koronavirus, masa lufte ne kohe paqeje.

4 raste të reja me koronavirus janë raportuar sot vendin tonë, duke e cuar numrin e të prekurve në 55. Spitali Shefqet Ndroqi është i dyti pas infektivit, që shndërrohet në karantinë. Kryeministri Rama ka njoftuar sot, se të enjten do të shpallet plani i masave financiare, për të përballuar emergjencën nga koronavirusi. Të gjithë punonjësve, që u është mbyllur biznesi dhe nuk kanë paga për këtë muaj, do t’ua japë qeveria. Nga ana tjetër, po sot Rama ka zhvilluar i vetëm nga zyra e tij mbledhjen on line me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.Po sot presidenti francez Makron ka deklaruar, se Franca është në luftë, ndaj do të ketë masa drastike. Pas këtij mesazhi parizienët kanë nxituar të lenë Parisin.

Policet e burgjeve ne meshire te fatit, pa pagese transporti e pa uniforma.

Dy punonjës të IEPV Shën Koll ndajnë me ne shqetësimin për transferimin dhe komandimin në IEPV e Recit. Ata thonë, se nuk u paguhet transporti, pavarësisht, se bëjnë mbi 100 km rrugë në ditë. Vec kësaj, punonjësit nuk kanë uniforma, nuk u vlejnë gradat dhe vjetërsia në punë.Drejtori i komanduar i burgut të Shën Kollit, Zyhdi Katroshi, thotë, se ai nuk ka gjë në dorë as për dietat e për uniformat, pasi cdo zgjidhje duhet të vijë nga Tirana.Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, nuk u kursye në kritika edhe për kohën, që ai ka qenë në krye të kësaj ministrie. Sipas Manjanit është e pafalshme gjendja, ku janë lënë punonjësit e policisë së burgjeve.

Hitparade nga karantina e koronavirusit.

Karantina e detyruar ka shpërthyer humorin në rrjet. Një film, ku Ndricim Xhepa flet në telefon është përshtatur me këshillat e Edi Ramës për larjen e duarve. Enver Hoxha është imituar, teksa përshëndet Ramën për masat e reja të izolimit. Një grua i bie fyellit në ballkon, por sulmohet nga i shoqi dhe plas sherri.Një burrë përballet me një kovë uji nga sipër, teksa këndonte në ballkon “aqua azurra, aqua chiara”. Një latin dancer shfaqet para dhe pas periudhës së karantinës dhe bark dhe shumë kg të shtuar nga efekti i izolimit




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi