Mesazhi poetik i Metes/ Sa i njohim datat e rendesishme.

Gjatë fundjavës, në ditën ndërkombtare të poezisë, presidenti Meta përshëndeti me një pjesë nga poezia e Fan Nolit, “Anës lumenjve”, pikërisht në pjesën, ku bëhet fjalë për kryengritje.Dje ishte dita e Sulltan Novruzit dhe në kemi pyetur qytetarët, sesi i kanë marrëdhëniet me datat historike. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor për shumë data të rëndësishme, apo të tjera “të shpikura” prej nesh.

 Velipoje/ Vjehrri e ngacmon seksualisht dhe e kallzon ne prokurori.

Sot në “Stop” trajtojmë atë, që nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjec, tregon, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.Për arsye dokumentash, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019 martesa e saj përfundoi dhe Marsida, nënë e një djali 20 vjec dhe një vajze 11 vjec kthehet në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra 26 vjec.Marsida tregon, se u mirëprit nga familja e partnerit, por babai i tij, Leka,nisi ta ngacmonte seksualisht.Pasi Marsida nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.Më pas Leka bëri një kallzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qënieve njerëzore e do të trafikonte partnerin. Kur ky pretendim u rrëzua, Marsida u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze.Prokurori hetoi dhe urdhëroi asgjësimin e pasaportës dhe 6 muaj detyrim paraqitjeje për Marsida Bunocin.

Skandali i prokurorit dhe gjyqtarit: Te asgjesohet pasaporta angleze!

Marsida Bunoci takon prokurorin, që vendosi asgjësimin e pasaportës së saj angleze,i cili pranon, se nuk ka bërë hetime, por zonja mund të ankohet.Po kështugjyqtari Albert Meca pranoi kërkesën e prokurorit për asgjësimin e pasaportës.Duke qenë shtetase angleze,Marsida iu drejtua ambasadës britanike në Tiranë dhe zyrës konsullore në Londër, ku i thanë, se pasaporta Angleze është pronë e Mbretereshes dhe asnjë shtet tjetër, apo institucion nuk ka të drejta mbi të.