Stop – Emisioni 144 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 144 (sezoni 5)

21:02 19/03/2020

Fantazi ne rrjet ne kohen e koronavirusit.

Dy qytetarë janë në burg në një qeli, pasi i pari ka vrarë 5 persona,ndërsa i dyti ka dalë të blejë bukë në orën 18.00 në kohën e ndalim qarkullimit për shkak të koronavirusit.Një qytetar ka mbyllur letrat higjenike në kasafortë.Një tjetër qytetar ka vënë filtrin e makinës në fytyrë si maskë.Një qyetar ka improvizuar një udhëtim me avion duke përdorur laptopin dhe një bidon me ace. Një tjetër ankohet se nga larja e shpeshtë e duarve, i ka dalë kopja e mësimeve e klasës së 8-të. Një person në vend të parave jep letra higjenike për të paguar kafen.Një burrë rri në makinë në kohën e karantinës, për të mos ndenjur 15 ditë me gruan. Janë disa nga memet, që qarkullojnë në rrjet në kohën e izolimit në shtëpi.

Shqetësimi i mjekëve internistë/ 10 vjet shkollë, por të lënë pas dore.

Disa mjekë specializantë të sëmundjeve interne, i janë drejtuar emisionit Stop, pasi thonë, se janë lënë në hije.Ata tregojnë se kanë mbaruar 6 vjet shkollë dhe 4 vjet specializim, por në fund nuk venë diagnoza dhe nuk janë të përfshirë në skemën e rimbursimit të barnave.Për këtë rast iu drejtuam shefit të pavionit në QSUT, Rektorit të Universitetit, Urdhrit të mjekut dhe ministrisë së shëndetësisë. Shefi i Pavionit Mihal Tase, thotë, se kjo kërkesë nuk është e drejtë, pasi mjekët që ankohen, po kërkojnë shumë gjëra. Megjithatë kërkesat e tyre i janë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Zgjidhja e Ministrisë së Shëndetësisë për internistët: do t’u japim hapësirë!

Lidhur me shqetësimet e mjekëve specializantë të mjeksisë interne, pyesim edhe Rektorin, Arben Gjata, i cili na thotë, se ata kanë shumë të drejtë dhe duhen vlerësuar, pasi janë mjekë të rrallë, që i duhen mjeksisë sonë.Gjata thotë, se për këto kërkesa është bërë dhe një takim me ministres e shëndetësisë dhe premton, se këtë cështje do ta konsumojë sërish me të. Kreu i Urdhrit të Mjekut shprehet, se nuk mund të bëjë gjë, pasi në këtë cështje është në tavë ministrja.Ai thotë, se përgjigjet vetëm për etikën dhe mbron pacientët. Në fund i drejtohemi Ministrisë së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes sociale, e cila na përgjigjet, se mjekëve do t’i jepet hapësirë dhe do t’i njihet receta sipas specialitetit, për të cilin ata kanë studiuar dhe janë specializuar.




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi