Fushata: Rama kerkon dhe dy mandate, Basha vetedeklarohet “i pandalshem”.

Sot pasdite dy partitë kryesore nisën fushatën elektorale në sheshet e Tiranës. Para aktiviteve, dy krerët e PS dhe PD publikuan nga një spot eletoral. Basha kishte përdorur këngën e Sia-s, Unstoppable. Ndërsa Rama kishte sjellë aktorin Robert Ndrenika në një rrëfim për  teatrin dhe punët, që na presin. Vihej re, që në teksin e lexuar nga Ndrenika, thuhej, se jemi vetëm në gjysëm të rrugëtimit tonë, d.m.th, se socialistët po pretendojnë edhe dy mandate të tjera.

Gjirokaster/ Noteri hap testamentin e shfuqizuar me deklarate noteriale.

Jemi në Gjirokastër në lagjen “18 shtatori”, për një testament të lënë në vitin 2013, por që më pas është shfuqizuar në 2018-ën në të njëjtin noter, Bujar Xhaxho. Zonja e testamentit ka ndërruar jetë në vitin 2021 dhe noteri Xhaxho ka celur testamentin e 2013-ës, pavarësisht, se ekzistonte deklarata noteriale shfuqizuese. Vetë noteri Bujar Xhaxho pranon, që të dy veprimet janë bërë në zyrën e tij, por thotë, se celjen e testamentit e ka bërë, pasi i ka ardhur vendimi nga Dhoma Kombtare e Noterëve. Ai thotë, se deklarata noteriale nuk i del në sistem. Sipas verifikimit, kjo deklaratë është hedhur në sistem pas 2 ditësh, por nuk ështëpasqyruar në përgjigjen e Dhomës së Noterëve. “Stop” takoi nënkryetarin e Dhomës së Noterëve,Fatmir Laçej, i cili shpjegoi, se është e pafalshme nga ana e noterit bërja e këtij veprimi, për më tepër, që të dy veprimet janë bërë tek i njejti.Tani zgjidhje mbetet vetëm gjyqi, pasi përfituesi i testamentit e ka regjistruar pronën në hipotekë.

Apeli per Noemin/ Qytetaret kontribuojne per nderhyrjen e veshtire.

 Apelit të emisionit “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” për të ndihmuar Noemin e vogël, e cila ka nevojë për ndërhyrje, i janë përgjigjur shumë qytetarë. “Stop” tregon dhe falenderon qytetarët, që kanë kontribuar, që Noemi të ketë një jetë normale, pasi vuan nga skolioza.