Rama viktime e fake nwes/ Ahmetaj ky minister antikrize…!

Kancelarja gjermane Merkel ka hyrë në vetë izolim, pasi mjeku i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kryeministri Rama nga Surreli, ku ndodhej në izolimin e fundjavës, ra viktimë e fakenwes. Ai publikoi videon e policisë alegjeriane, që ndiqte qytetarët, duke thënë se ishin policët spanjollë në ruajte të masave të izolimit. Por më pas Rama u detyrua të kërkonte ndjesë dhe të deklaronte, se ishte pre e një lajmi të rremë.Ministri i rindërtimit , i emëruar në detyrë pas tërmetit të 26 nëntorit, Arben Ahmetaj, është caktuar edhe ministër i menaxhimit të financave për situatën e koronavirusit. Në një intervistë për këtë detyrë, Ahmetaj gjeti dhe zgjidhjen e situatës, kur tha “Na ruajtë Zoti ne shqiptarëve, nëse shkojmë në skenarin D, se është një luftë përtej asaj që duket.Sindikata e shëndetësisë në vend, bën thirrje që të mbështeten mjekët dhe stafet mjeksore me pajisje të posacme mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm covid 19.

Ne burg ne vend te babait per ndertim pa leje, prej aministi nga korona virusi.

Më 13 korrik 2016, “Stop” transmetoi cështjen e një ndërtimi pa leje, për shkak të të cilit, Gjykata e Elbasanit dënoi të birin e atij, që kishte ndërtuar. Gëzim Xhepexhiu vendosi të arratiset dhe iu drejtua emisionit “Stop” përmes Skype-t, me kërkesën e vetme, që Gjykata e Lartë të përshpejtonte procesin, pasi ai po jetonte i izoluar. Babai kishte ndërtuar një hotel llixhë, meqë kishte llixhë në fshat. Por si i pandehur, që ka thyer ligjin, u mor Gëzim Xhepexhiu, i biri i tij. Pavarësisht arratisjes, qytetari Gëzim Xhepexhiu nuk i shpëtoi burgut, pasi autoritetet shqiptare e arrestuan pikërisht në varrimin e babait të tij. Gjykata vendosi, që ta dënonte me 1 vit burg. Prej 4 muajsh ai po kryen dënimin në Burgun e Rrogozhinës, për një vepër, që thotë, se nuk e ka bërë ai.E vetmja shpresë e Gëzimit tani mbetet koronavirusi.Kjo, pasi qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish, apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin e të burgosurve, si masë për parandalimin e koronavirusit. Bëhet fjalë për të dënuar mbi 60 vjeç, apo që vuajnë nga sëmundje kronike, të cilët nuk kanë përfituar nga amnistia e miratuar së fundi në parlament.

Solidariteti/ Stop e Shqiptaret per shqiptaret ne ndihme te njerezve ne nevoje.

Stop vazhdon nismën dhe rrugëtimin, për të ndihmuar familjet e pamundura. Përvec kushteve të vështira ekonomike, shumë familje tashmë përballen dhe me situatën e vetizolimit. Stop, Shqiptarët për shqiptarët dhe Sidrit Bejleri, kanë shkuar të ndihmojnë familjet në Pezë. Familjet e përzgjedhura, përvecse janë të izoluara prej largësisë, janë goditur edhe nga tërmeti dhe jetojnë në cadra. Ne kemi ndihmuar me ushqimet bazë 5 familje në Pezë.