STOP – EMISIONI 148 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 148 (SEZONI 4)

21:02 27/03/2019

Si vidhet celulari në autobusin urban.

Këtë të mërkurë nuk mungoi takimi i përjavshëm i kryeministrit Rama me portalin e bashkëqeverisjes.Mes atyre, që kishin kërkuar ndihmë, ishte edhe një e re nga Vlora, që nuk e kthenin në punë në Ministrinë e Turizmit, edhe pse kishte fituar të drejtën me vendim gjyqësori.Qytetari Altin Dajlani tregon në “Stop”, se i kanë vjedhur celularin në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Ai ka bërë kallzim në komisariatin numër 3, pasi incidenti ndodhi në stacionin Zogu I, por pas 6 muajsh nuk ka një përgjigje. Altini disponon edhe videon e kamerave të autobusit, megjithatë, kjo nuk e ka zgjidhur problemin e tij.

Skandali, i marrin shtëpinë në bllok, për shkak të një borxhi të të vëllait.

Emisioni “Stop” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka trajtuar rastin e një qytetari, të cilit përmbarimi privat kërkon t’i marrë shtëpinë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë për borxhin e të vëllait, edhe pse nuk ka asnjë lidhje ligjore me këtë detyrim. Fjala është për vëllezërit Naim dhe Avni Noka. Naim Noka ka një borxh për të paguar dhe përmbaruesi privat Fatos Alimadhi ekzekutoi vendimin gjyqësor para disa vitesh duke i marrë shtëpinë dhe e nxorri në ankand për ta shitur.

Nga shitja e banesës në ankand, 32 mijë Euro ishte diferenca e mbetur e borxhit që duhej t’i ishte kthyer Naim Nokës nga përmbaruesi privat Fatos Alimadhi. Kjo shumë parash u përvetësua në mënyrë të paligjshme nga përmbaruesi dhe nuk u kthye. Për shkak të këtyre mashtrimeve, Fatos Alimadhi u arrestua në muajin Shkurt të vitit 2018 dhe u dënua nga gjykata.

Ku qëndron problemi aktualisht?

Dosjen përmbarimore të Fatos Alimadhit i cili u dënua për mashtrim, e mori studio tjetër përmbarimore “TDR grup”. Pikëpyetjet qëndrojnë në faktin se si kjo dosje ka kaluar nga njëra palë tek tjera.

Florian Shehu, përfaqësues i TDR grup: “Tek zyra jonë është regjistruar kërkesa e kreditorit Edmond Hoxha së bashku me një procesverbal origjinal të datës 09.03.2018 të shoqërisë “Alimadhi shpk”, e cila më parë ka ndjekur dhe procedurat. Pasi me vendim penal supozohej që z.Alimadhi nuk e kishte më licencën. Kopjet e akteve i ka marrë me procesverbal kreditori dhe pastaj zgjedh një shoqëri tjetër”.

Për shkak të borxhit të papaguar të Naim Nokës, i cili ende nuk ka marrë shumën 32 mijë Euro që ishte diferenca nga shitja e banesës, përmbaruesi privat kërkon t’i marrë pronën vëllait të tij Avni Noka. Ky i fundit nuk ka asnjë lidhje me borxhin e vëllait dhe asnjë detyrim ligjor.

Avokati Eduard Buda: “Brenda 15 ditëve të zhvillimit të ankandit blerësi i një pasurie të paluajtshme në ankand ka detyrim të derdhi shumën përkatëse. Kjo shumë duhet t’i kalojë menjëherë në mënyrë urgjente personit pronat nga shërbimi përmbarimor”.

Megjithatë, përfaqësuesi i “TDR grup”, Florian Shehu thotë se shuma 32 mijë Euro do t’i kalojë debitorit sapo ky i fundit t’u japë një numër llogarie.

Florian Shehu, përfaqësues i TDR grup:”Shuma 32 mijë Euro ka kaluar në llogari dhe debitori është njoftuar që të na japë një llogari të tijën dhe t’i kalojmë paratë në llogari”.

Në shtëpinë e Avni Nokës në zonën e ish-Bllokut jeton me qira qytetarja Jonida Dusha bashkë me fëmijët. Më 8 Mars 2019, në banesë i kishte shkuar përmbaruesi së bashku me 20 policë që kërkonin ta nxirrnin nga prona, pa e njoftuar më parë.

Kamera e fshehtë kur në banesën e Jonida Dushës shkoi përmbarimi me 20 forca policore:

Denoncuesja: Ka mundësi, që ti t’më japësh njoftim, që ti të vije këtu?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Hiqi fëmijët të lutem, se s’…

Denoncuesja: Ça t’i bëj fëmijës? C’është kjo? Fëmijën kam për ta çuar në shkollë, kam librat brenda. Je në terezi të kokës ti? Ore nuk ka sens, të vish këtu me 20 policë, me fëmijën këtu përballë, ore është terror psiqik.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Çoje fëmijën!

Denoncuesja: Ku ta çoj fëmijën, moj?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Po çoje pra, sa të mbarojmë procedurat!

Denoncuesja: Edhe njëherë, më ke ardhur pa njoftu fare moj, o shoqe… Më fal, respekt! Pa njoftim fare, pa njoftim, çfarë duhet të bëj unë? Ku t’i çoj fëmijët, ouuu…?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Po mos m’u drejto ashtu, moj!

Denoncuesja: Po, s’ka sens mo!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Me mua po komunikon normalisht tani, të lutem!

Denoncuesja: Po më vjen inat, se të kam ardhur, të kam bërë ankesë ty në rajonin e policisë, e ti… Çfarë? S’ke bërë asgjë.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ke bërë ankesë?

Denoncuesja: Ti mbron këta.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ke bërë ankesë?

Denoncuesja: Edhe unë po sqaroj diçka.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Hë pra, urdhëro!

Denoncuesja: Unë dua njoftimin, që këtu do vini ca njerëz.

Zyra Përmbarimore TDR Grup: O, ti zonjë, nuk e bëjmë ne njoftimin e bën…

Denoncuesja: Po kush e bën këtë njoftim? Po atëherë, po më drejtohesh ti?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Ku e ke pyetjen për mua?

Denoncuesja: Pyetja është: Juve, që vini këtu, a keni njoftim?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Mbaj unë përgjegjësi për veprimet e mia këtu.

Denoncuesja: Shumë bukur! Ai zotëria, që bën veprimet atje, a ka ndonjë njoftim?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Më vjen keq more!

Denoncuesja: Zotëri! A ka mundësi t’më japësh një njoftim, që ti do sabotosh pronën këtu?

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Jeni njoftuar në mënyrat zyrtare, që parashikon ligji.

Denoncuesja: O shok! S’kam asnjë njoftim!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Unë nuk ju njoh fare! Unë ty tashi…

Denoncuesja: Ja more, ku e ke, njihe more, njihe! Po jam unë ore zotëri, jetoj unë këtu mo! Ore një sekondë! Si s’jam pa proces mo? Unë jam me vendim gjykate, o shok! Shihe a ka mundësi ta shohësh ti këtë? Ja!

Zyra Përmbarimore TDR Grup: Unë të thashë -ma jep! Ti më the- jo unë s’ta jap!

Denoncuesja: Unë jam palë e tretë, jam poseduesja e Avni Nokës. Unë jetoj këtu me vendim gjykate nga Avni Noka. Çfarë dreqin do ti tani, t’mos më njoftosh mua? Ku ti çoj fëmijët, o zotëri? Ti me ligj e ke një muaj, do më japësh zgjidhje për një muaj, të gjej strehim! Je në terezi të kokës, çfarë veprimesh bën?

Znj. Jonida Dusha thotë për emisionin “Stop” se pasi përmbaruesi privat dhe forcat policore u larguan nga banesa e saj, ajo ka vënë në dijeni instancat shtetërore për veprimet e paligjshme, por ende nuk ka marrë një përgjigje sot e kësaj dite.

Denoncuesja Jonida Dusha: “Nuk kisha asnjë lloj informacioni, isha komplet e papërgatitur. Në datën 8 ora 10:00 m’u paraqitën 20 policë, njerëz të panjohur. U kërkova ‘kush jeni’, fëmijët u terrorizuan. Katër furgona policie poshtë, nuk kuptova çfarë kisha bërë. Nuk më dhanë asnjë sqarim. Në datën 8 jam drejtuar të gjithë instancave; Ministrisë së Drejtësisë, Avokatit të Popullit, SHKB-së për gjithë veprimin policor që është bërë atë ditë duke i vënë në dispozicion faktet dhe dokumentacionin që kisha unë. Nga ai moment, nga data 08.03, deri sot asnjë institucion nuk është vënë në lëvizje”.

Si përfundim, për shkak të një borxhi të mbetur prej 20 milionë Lekësh të vjetra të Naim Nokës, përmbaruesi privat kërkon t’i marrë banesën vëllait të tij Avni Noka, i cili nuk ka asnjë lidhje ligjore me këtë borxh?!

Shkozë, personi pa licënsë shet ilacet si domate.

Banorët e zonës Shkozë, ankohen në emisionin“Stop”, se personi, që tregton ilaçe në farmacinë “Bora 1”, nuk ngjall besim e nuk duket të jetë profesionist. Përsa i takon farmacisë “Bora 1”, personit, që tregton, i mungojnë mjetet identifikuese dhe sipas dokumentacionit, në këtë farmaci, duhet të ushtrojë profesionin vetëm zonja Dorjana Mëdani.

Qytetari- Mirëmbrëma!

Farmacisti-Mirëmbrëma!

Qytetari –Si je? Do më bësh nja 2 “Oki” t’lutem? Mjaftojnë?

Farmacisti- Teprojnë! Do t’jap 10 lekë, po s’kam ça të jap.

Qytetari – S’ka gjë po hë, faleminderit!

Farmacisti- Kur të vish ditë tjetër.

Qytetari – Ça bëre? Më jep dhe nja 2 kshu, si ato dje, ato Fansat.

Farmacisti- Fansat? Apo do Oki?

Qytetari – Fans, fans!

Farmacisti- Të thashë unë, që janë të mira, po ti…

Qytetari – Po mirë!

Farmacisti- 2?

Qytetari – 2 Turn i tretë! Ça bëhet?

Farmacisti- Rrofsh, hajde!

Qytetari – Natën!

Qytetari – Erdha prapë unë. Ça bëre? Më jep 2 Fans, po… ika. Faleminderit! Natën e mirë!

Gazetarja i drejtohet kreut të Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, e cila tregon, sesa e thjeshtë është bërë për të hapur një farmaci si biznes. Deri në vitin 2009 këtë biznes mund ta hapnin vetëm farmacistët, por tani mund ta bëjë kushdo.

Diana Toma: Realisht nuk është aspak e vështirë të hapësh një farmaci një subjekt farmaceutik. Vetë pranë QKB nxjerrë një licensë biznesi, e cila ka një kosto shumë të vogël, lidh një kontratë pune me një drejtues teknik dhe më pas nxjerr dhe QKL. Më pas dyert e farmacisë duke plotësuar kuadrin për të hapur subjektin, një sipërfaqe të caktuar, pajisjet e caktuara, mund të hapet farmacia. Deri në vitin 2009 farmacinë e hapnin vetëm farmacistët, pas këtij viti me ndryshimin e ligjit farmacinë e hap kushdo.

Gazetarja i ka bërë të ditur zonjës, Diana Toma rastin e farmacisë ka parashtruar emisioni “Stop” dhe ajo i ka kërkuar pak minuta kohë në mënyrë që të shikonte dosjen lidhur me famacinë Bora 1.

Diana Toma: Nga shqyrtimi i dosjes për subjektin farmaceutik Bora 1, rezulton se sipas dokumentacionit duhet të ushtrojë profesionin e farmacistes me funksionin e drejtueses teknike, vetëm një farmaciste e licencuar nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, zonja Doriana Mëdani.

Më pas një drejtuesi i emisionit Saimir Kodra bëri një sqarim lidhur me një video për fshirjen e të dhënave nga tabletat antigrip Oledrohot. Në çdo tabletë ato janë të gdhendura në mënyrë të pandryshueshme.

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT