Shihni si vidhet biçikleta pranë Ministrisë së Mbrojtjes


Një video e dërguar në redaksinë e emisionit tonë, tregon një djalë, që vjedh një bicikletë poshtë një pallati afër Ministrisë së Mbrojtjes.Dërguesi thotë, se më parë i njejti person, kishte vjedhur edhe një tjetër bicikletë.

Dhuna, burri e rreh e pështyn në sy të fëmijëve, shkel urdhrin e mbrojtjes


Rastet e dhunës në familje janë shtuar shumë së fundi.Një prej tyre trajtojmë në emisionin e sotëm. Elda Shkurti tregon se ka qenë e martuar prej 16 vitesh me Anton Shkurtin. Nga kjo martesë kanë 2 fëmijë, djali 15 vjec dhe vajza 8 vjece. Zonja tregon, se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohës, por ka qëndruar për hir të fëmijëve. Ajo nuk mundi të duronte më, ndaj në vitin 2022 u largua nga shtëpia, duke marrë edhe vajzën, pasi djali nuk donte të largohej.Pas këtij akti, bashkëshorti ka shkuar në shtëpinë e prindërve të saj, ku përvecse e ka dhunuar, i ka marrë edhe vajzën, me justifikimin se do të qëndronte për disa orë.Cifti është në proces divorci, ndajnë korrik të vitit 2023, gjykata ka vendosur me vendim të përkohshëm, duke i njohur nënës kujdestarinë e fëmijëve.Gjykata i ka lënë detyrë shërbimit social të ndërtojë marrëdhënien me fëmijët dhe përmbarimit, të ekzekutojë vendimin e gjykatës. Por kjo nuk ndodh.Që prej viti 2022 e deri në 2024-ën, gjykata e ka pajisur zonjën Elda Shkurti me urdhër mbrojtjeje.Por edhe gjatë kësaj kohe,bashkëshorti e ka thyer urdhërin e mbrojtjes disa herë, duke i shkuar në punë, duke e goditur e pështyrë.

”Me do k*ari! Të bëj, të lusësh vetëvrasje”, burri rreh gruan në sy të fëmijëve


Elda Shkurti, e dhunuar disa herë nga ish-bashkëshorti, me të cilin është në proces divorci, bashkë me filmimet e dhunës,drejtohet në komisariatin e policisë nr, 6, ku mjaftohen duke i thënë, se materialet i janë dërguar prokurorisë.Ndërsa në prokurori Eldës i thuhet, se janë disa kallëzime, por janë nën hetim, ndaj ajo duhet të bëjë një shkresë për informacion.Përvec shkeljes së urdhrave të mbrojtjes, ish-partneri i ka hapur Eldës edhe rrjete sociale në emër të saj e familjarëve, me fjalor banal.Viktima e dhunës shkon te krimi kibernetik, ku i mbyllin faqet, por Antoni i hap të tjera.Në një audio regjistrim, ish-bashkëshorti problematik i thotë, Eldës, se do ta cojë deri në pikën, që të lutet të bëjë vetëvrasje.Në këtë situatë, psikologia Ariana Muca thotë, se duhet që institucionet të punojnë, që urdhrat e mbrojtjes të mos sjellin viktima, por të parandalojnë ngjarje të tilla.