Stop – Emisioni 15 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 15 (sezoni 5)

21:02 20/09/2019

Hitparade i absurdit shqiptar.

Sic është bërë traditë, shumë prindër kanë sjellë filmime të fëmijëve të tyre, që kërcejnë me velinat e “Stop” dhe ndjekin programin.Në fshatin Prell në Burrel, banorët po e hapin rrugën vetë.Një kabinë elektrike në Rrashbull ka marrë flakë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve.Një situatë e ngjashme është edhe në zonën e Shkëmbit të Kavajës.Në lagjen numër 17 në Durrës uji ka shpërthyer në rrugë.Një skaf është hedhur në plehra në Shkodër. Surreli është mbushur me plehra, që kanë dalë jashtë kazanëve.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen dhe komentohen në studion e “Stop” në rubrikën “hitparade i absurdit”.

Tirane/ Nuk i regjistrojne djalin me probleme autizmi, Stop zgjidh problemin.

Hatixhe Byberi, nga Tirana, i është drejtuar emisionit “Stop”, pasi nuk regjistron dot në shkollë djalin me probleme autizmi.Nga shkolla “Musine Kokalari”, djali ka kaluar në shkollën “Kolë Jakova”, për shkak të ndryshimit të vendbanimit. Por tani, që jeton në njësinë administrative numër 6, nuk e regjistrojnë as në shkollën “Musine Kokalari” dhe as në shkollën “Betim Muco”, edhe pse e ëma ka shkuar në të dyja shkollat.Hatixheja takon drejtorët e dy shkollave, që vetëm e përcjellin, duke i thënë, se i takon te shkolla tjetër. Vetëm pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , djali 10 vjecar regjistrohet në shkollën “Betim Muco”, që e ka dhe më afër shtëpisë.

Drenove/ Në varrin e stergjyshes varrosin një person tjetër.

“Stop” është ndalur në fshatin Drenovë të Korcës për një denoncim të shtetasit Piro Murcka. Ai tregon, se në 4 shtator 2019 konstatoi, se në varrin e stërgjyshes, ku e nderonin prej 50 vjetësh, ishte varrosur një person tjetër, që kishte ndërruar jetë në qershor 2019.Edhe pse, për të hapur një varr, duhet vënë në dijeni kryeplaku i fshatit, ky i fundit thotë, se nuk e ka pyetur njeri.Ndërsa administratori i njësisë admnistrative Drenovë shpjegon, se të gjitha kompetencat i ka kryeyplaku, pasi nuk patur regjistrime për varrezat.

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori