Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Pas Shën Valentinit, celebrohet Shën Faustini, si festojnë beqarët në Tiranë

Dje të dashuruarit festuan ditën e tyre me dhurata, puthje e shëtitje. Sot është dita e beqëarëve, ose Shën Faustini, ndaj edhe atyre u takon të celebrojnë.Ne dolëm sërish në rrugët e kryeqytetit, për të pyetur ata, që për momentin nuk janë në një lidhje.

Bashkia i bllokoi rrugën për në shtëpi, qytetari: Do hy në kurs alpinizmi për t’u ngjitur ose do bëhem dhi

Qytetari Brikel Agolli, jeton jashtë Shqipërisë dhe ankohet në emisionin “Stop” në Tv Klan, për rastin e pronës së tij në Dishnicë. Bëhet fjalë për një shtëpi me certifikatë pronësie, që cenohet nga një rrugë, e cila është ngritur nga bashkia si trase, duke bllokuar daljen shtëpive.

Brikel Agolli: Prej vitit 2007 ne nuk banojmë në pronën tonë, jemi larguar jashtë shtetit. Arsyeja përse i jam drejtuar Stopit është sepse unë kam shqetësime me rrugën kryesore, për hyrjen në banesën time. Rastësisht njoftohem nga komshinjtë që po bëhet një ndërtim i një muri mbajtës, të rrugës dhe më bllokohet rruga për tek shtëpia ime.

Fqinjët e Brikelit thonë, se janë paraqitur dy punonjës dhe e kanë bërë punimet. 50 metra më poshtë është e njëjta situatë, por është gjetur një zgjidhje. Ndaj Brikeli thotë se kërkon një mënyrë për t’u futur në banesë që ta japë me qira ose ta shesë.

Gazetarja: O nëna, meqë Brikeni ka qenë jashtë, ti që ke qenë brenda këtu në Korçë, kush e ka ndërtuar këtë?

Qytetarja: Kanë ardhur nja dy ustallarë aty, por unë nuk e di kush i pagoi, bashkia ndoshta. E punuan, e bënë.

Gazetarja: Dhe pastaj, lënë këtë tjetrin pa dalë këtu nga shtëpia.

Brikel Agolli: Personalisht do hy në kurs alpinizmi që të ngjitem tek shtëpia, ose të bëhem dhi: “Bee”.

Qytetarja: Rregullojini! Shteti të vë dorë, t’i rregullojë.

Për këtë rast interesohemi në bashkinë e Korçës, ku na premtojnë, se do të marrin masa. Në shkresën zyrtare thuhet se për banorët e prekur nga muri, do të ndërtohen shkallë dhe rampë betoni. 

“Më dëmton!” Qytetari kërkon diplomën pas 30 vjetësh, në numrin e tij të amzës del tjetër person

Qytetari Dashnor Domi tregon se ka përfunduar shkollën e ndërtimit në 1990-ën. Tani i duhet vërtetimi i përfundimit të studimeve dhe shkon në shkollën e mesme profesionale “Karl Gega”, ku i thonë se nuk figuron. Në shkollë i thonë se numri i tij i amzës i përket dikujt tjetër.

Dashnori thotë se pas 30 vjetësh i duhej diploma edhe për shkak të bashkimit familjar në Gjermani, por nuk e bën dot. Kjo dëshmi shkolle, i siguronte atij statusin “punëtor i kualifikuar” dhe nuk e detyronte për provimin e gjuhës.

Denoncuesi: Kam kryer shkollën e mesme të ndërtimit “8 nëntori” në Tiranë. Kam kryer vitin e fundit në Tiranë, 3 vite i kam kryer në qytetin e lindjes, Kukës. Në vitin ’89-’90, viti i fundit. Kam marr diplomën, shkova dhe u interesova te shkolla dhe më thanë që ky numër amze i përket dikujt tjetër. Tani se ku ka ngel, se ku është shit, nuk e di. Më dëmton! Tani më ërdhi momenti për ta fut në punë, pas 30 vitesh dhe tani më del që nuk figuron. Kisha për të bërë bashkim familjar këtu në Gjermani, nuk e bëj dot. Duhet të kem këtë dokument që të quhem “puntorë i kualifikuar” dhe nuk ka nevojë për të bë provimin e gjuhës.

Ne u interesuam në Arkivin qendror, ku na u tha që amzat e ish-shkollës “8 nëntori”, sot “Karl Gega”, i ka vetë institucioni nën administrim.

Sekretarja: Ai nuk ekziston në shkollën tonë, ky e ka emrin Dashnor, mua me del Gazmend sepse nuk është e shkollës tonë.

Gazetarja: Me këtë numër amze del emër tjetër?

Sekretarja: Te shkolla jonë po. Nuk është i shkollës tonë (Dashnor Domi). Po të ishte i shkollës tonë do të dilte.

Zgjidhja e vetme mbetet gjykata, që zoti Domi të provojë me dëshmitarë, që ka mbaruar këtë shkollë në vitin 1990.