Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Burri apo roboti, kush e lan më mirë dyshemenë


Një video virale tregon një burrë, të cilin e shoqja e mban nga këmbët, ndërsa ky i fundit, lan dyshmenë. Në këtë mënyrë cifti ka vendosur të zëvendësojë robotët, që përdoren për pastrimin e dyshemesë.

“S’deshe ta mbyllësh kështu, deshe gjyq”, sa paguhet nën dorë për kemp


Vladimir Bajlozi, një banor i Sukthit,  tregon, se pësoi infarkt, ndaj nisi të mbledhë vitet e punës për pensionin e invaliditetit. Ai pa, se i mungonin disa vite 1985-1994, kur ka punuar si karrocier në Ndërmarrjen e Sukthit. Vladimiri iu drejtua Issh-së, arkivës në Lundër dhe sërish nuk i gjeti vitet e punës. Iu drejtua gjykatës në vitin 2021, por ende sot nuk janë zhvilluar seancat.Avokatja e denoncuesit thotë, se gjyqtari e ka dërguar cështjen për kompetencë në Gjykatën Administrative.Vladimiri udrejtua tek sigurimet në Durrës dhe një punonjëse i tha, se duhet të ishte konsultuar me juristin dhe të kishte mbaruar punë me të.Sipas saj, Isa, juristi, mund t’ia zgjidhte problemin pa qenë nevoja të shkonte gjyq, por duke paguar ryshfet.Në këto kushte qytetari mori kontakt me juristin dhe me 500 mijë lekë të vjetra, arriti të merrte vitet e punës, përfshirë diferencat e kaluara.

“Po lemë shtëpinë nga pleshtat”, stalla ngjitur me banesën pa dezifektim


Pak kohë më parë transmetuam një rast nga Libohova, pasi bashkëshortët Elmaz dhe Brunilda Çaushi denoncuan një problem. Ata thanë, se stalla e dhive të kushëririt të tyre, kishte pleshta.Stallën e kanë ngjitur me shtëpinë, ndaj cifti Caushi është detyruar të lerë shtëpinë.Kjo histori zgjat prej plot katër vjetësh. Ne u interesuam në Bashkinë e Libohovës, ku na thanë, se për këtë situatë, do të merren të gjitha masat e nevojshme dhe bagëtitë duhet të hiqen.Sot nënkryetari i bashkisë, shprehet, se për pjesën e parazitëve, janë marrë masa dhe aktualisht nuk ka parazitë. Sipas tij, është bërë dezinfektimi i ambientit dhe i bagëtive.Personit i është lënë një farë afati, pasi janë 260 bagëti të imta.Nga ana tjetër denoncuesja Brunilda Caushi shpjegon, se tani nuk ka pleshta për shkak të nisjes së shirave.Por sipas saj, kushëriri nuk ka bërë asnjë dezinfektim, madje ka vendosur këmborë më të larta, si për inat. 

/tvklan.al