Hitparade i absurdit ne kohen e karantines.

Mbi 20 persona i janë drejtuar emisionit Stop, për të treguar, se kanë mbetur në pikën kufitare të Kakavijës.Duke shfrytëzuar kohën e emergjencës, disa persona të papërgjegjshëm kanë hedhur mbetje spitalore në liqenin e Kukësit.Në zonën e Misto Mames në kryeqytet, fëmjët kanë thyer rregullat e izolimit dhe kanë dalë jashtë të grumbulluar, duke u ekspozuar në rrezikun e koronavirusit.Një video e sjellë në emisionin Stop, tregon, sesi nxirret një qytetar me forcë nga makina, nga ana e forcave policore.

Durres/ 89 vjecarja e paralizuar kerkon karten e identitetit, per pensionin.

Ndodhemi në lagjen numër 11, në Durrës në familjen e Shpresa Mances.Ajo thotë, se është 82 vjec dhe ka një motër 89 vjec të sëmurë rëndë, të paralizuar e me 2 morfina në ditë. Prej vitesh dy të moshuarat jetojnë bashkë. Në mars zonjës Drita Shehu, i skadon karta e identitetit, por në zyrat e kompanisë Aleat në Durrës, i thonë, që po të duan, le ta cojnë zonjën me barrelë, për të bërë aplikimin.Karta e identitetit e privon Dritën nga marrja e pensionit.Në zyrat qendrore të Aleat, thonë, që në shtëpi shkojnë vetëm për pasaportat e shpejta, që paguhen 18 mijë lekë të reja.Për këtë rast duhet folur me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.Specialistja Anila Visha, e cila thotë, se do t’i nisë një email drejtorisë së përgjithshme për këtë rast. Në Ministrinë e Brendshme premtuan, se do të flasin me Aleatin për zgjidhjen e problemit, që e moshuara të pajiset sa më shpejt me kartë identiteti.

 Meme nga karantina, qe po bejne xhiron e rrjeteve sociale.

Një qytetar improvizon një maskë me të mbathurat e tij, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.Disa qytetarë janë filmuar duke mbjellë në tokë letra higjenike, në kohën e izolimit.Një tjetër qytetar pyet komshiun për shëndetin, duke përdorur megafonin.Një cift ka improvizuar muzikë në shtëpi me mjete rrethanore, në kushtet e karantinës.Një prind pjek bërxolla virtualisht përmes ekranit, duke argëtuar edhe vajzën e tij të vogël.Në tjetër video tregon, sesi i lajnë duart gjiroktastritët, shumë veta njëherësh, duke kursyer ujin e sapunin. Janë këto disa nga episodet më të përhapura në kushtet e izolimit, që shfaqen e komentohen në studion e Stop.