Himni kombtar ne flautin e nje italiani/ Saimiri dhe Genti, pamjet ne kripe.

Tenori me famë ndërkombtare, Placido Domingo është shtruar në spital në Meksiko, pas disa komplikacioneve të shëndetit nga koronavirusit.Një qytetar italian ka falenderuar Shqipërinë për ndihmën me 30 mjekë e infermierë në këtë kohë të vështirë. Ai ka interpretuar në flaut himnin tonë kombtar.Një djalë ka realizuar pamje të Saimirit dhe Gentit nga studio e Stop, duke përdorur kripë gjelle.

Ushqente te pamundurit, gjobitet e shoqerohet drejtori i qendres rezidenciale. 

Një ndër masat e para, të marranga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka”ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe shpresë”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi të tjera mbijetese.Por pak ditë më parë, Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.Pamjet filmike dokumentojnë, se dy policë, Guximi dhe Velo,në datën 24 mars hynë si ilegalët në ambientet e qendrës rezidenciale,venë gjobën dhe shoqërojnë Hysniun në komisariat.Hysniu është ankuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ShCBA-ja,Gjykata administrative, i ka bërë kallzim dhe i ka shkruajtur edhe kryeminjstrit Rama, por asnjë zgjidhje. Për këtë rast iu drejtuam Komisariatit të Policisë nr 4, ku patëm një komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha. Në mënyrë të cuditshme zoti Hoxha u shpreh se, është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikojë pa qenë e nevojshme të bëjë shumë bujë.

Vetevrasja e Bilbil Hasanit te 313-ta, 19 shoqata kerkojne reagim per gjyqtaret.

Plot 19 shoqata të shoqësisë civile kanë reaguar pas transmetimit të rastit të trajtuar në Stop, të vetëvrasjes në ambientet e paraburgimit 313, të shtetasit Bilbil Hasani,i cili vuante nga skizofrenia.Inspektorit të  Lartë i Drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm, kryetarëve e KLGJ e KLP, u kërkohet, të nisin verifikimin dhe procedimin disiplinor ndaj gjyqtarëve e prokurorëve për praktikën e masës së sigurimit ndaj të ndjerit Bilbil Hasani. Në materialin voluminoz shoqatat shpjegojnë në mënyrë të detajuar shkeljet në këtë rast dhe bazën ligjore, ku referohen. Caktimi i masës së sigurimit personal ‘arrest në burg’ mund të shmangej ndaj të ndjerit dhe të zbatoheshin alternativa më të lehta, -thuhet në reagimin e shoqatave. Përveç se nuk ka kryer një vepër penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, izolimi i këtij shtetasi të diagnostikuar me çrregullime të shëndetit mendor në paraburgim, solli pasoja tragjike në jetën e tij. Mbrojtësi i të ndjerit u caktua në mënyrë të parregullt nga ana e trupës gjyqësore të apelit  dhe cenoi  efikasitetin e mbrojtjes ligjore