Femijet rrine ne shtepi me Stop/Hitparade i memeve nga karantina.

Në redaksinë e Stop kanë mbërritur videot e shumë fëmijëve, të cilët përformojnë në vegla muzikore, këngë e arte të tjera. Ata i janë përgjigjur në këtë mënyrë thirrjes dhe sloganit tonë “rri në shtëpi, rri me Stop”, duke u mbushur kohën të vegjëlve.Më pas transmetohen video e foto të sjella nga qytetarët në këto ditë të vështira izolimi.Një burrë këndon në pemë aqua azurra, por i vjen jë kovë me ujë të ftohtë në kokë. Një burrë ka shpikur një cadër, që e mbron jo vetëm nga shiu, por edhe nga koronavirusi.Një grua ka vendosur që gjatë ditëve të karantinës të ngrohë vezët e pulës në krevat.Një burrë kërcen me muzikë latine me veten e tij para pasqyrës.Një vajzë po grindet me macen, si mënyrë për të kaluar kohën në shtëpi.

Problemet e mesimit online: Mungesa e internetit dhe pamundesia e testeve.

Prej disa javësh mësimi në të gjithë vendin po zhvillohet online. Por ekspertët e fushës ngrenë disacështje,për të cilat duket, se nuk është menduar sa duhet, sic është aksesi në internet.Sipas Oriola Pampurit, janë rreth 30 mijë familje me ndihmë ekonomike, që i shtohet edhe shpenzimi i internetit.Eksperti i arsimit Ndricim Mehmeti kujton, se në janar 2018, Ministria e Arsimit, doli në konkluzionin, se 45 minuta për librat dhe kurikulën e re, nuk arrihej dhe e bëri 3 lëndë në 6 orë.Një gjë e tillë e komplikon sërish procesin e mësimit online.Një tjetër problem, sipas Mehmetit është edhe procedura e testimeve dhe vlerësimeve online.Vec kësaj nuk është mendua për nxënësit me aftësi të kufizuara dhe nevoja ndryshe, që janë mbi 30 mijë nxënës.Një tjetër hallkë e dobët e zinxhirit është dhe në shkollat profesionale, që kanë teori dhe praktikë, por nuk mund ta realizojnë dot.

Solidariteti/ Stop dhe Firdeus ndihmojne te pamundurit ne cadra e te moshuarit.

Emisioni Stop dhe Fondacioni Firdeus kanë vijuar të ndihmojnë familjet e pamundura, kryesisht të moshuarit, që jetojnë vetëm dhe janë prekur edhe nga tërmeti i 26 nëntorit, e për pasojë banojnë në cadër.Stafi i Stop i ka cuar ndihma ushqimore zonjës Adelina Buda në Allias, që jeton e vetme.Më pas jemi ndalur në Metallë Maminas në familjen e zotit Dritan Deda, që jeton në cadër pas tërmetit.Po kështu i kemi ardhur në ndihmë zotit Ruzhdi Deda, që gjithashtu jeton në cadër me një fëmijë të sëmurë me epilepsi.