STOP – EMISIONI 159 (SEZONI 4)

STOP – EMISIONI 159 (SEZONI 4)

21:02 11/04/2019

Si transportohen paratë në Rinas dhe zhvillime të tjera…?!

34 vjet më parë, në 11 prill 1985 u nda nga jeta diktatori i regjimi komunist Enver Hoxha.Sot në parlament u betuan 3 deputetë të rinj të Partisë Demokratike, ndërsa jashtë të rinj të forumit rinor të partisë Demokratike kishin organizuar një protestë me pankarta e një banak, ku në mënyrë simbolike kanë shitur mandate deputeti me ofertë.Më pas transmetohet një video, që tregon sesi transportohen paratë me avionë në aeroportin e Rinasit, pa masa sigurie.

Fier, i vdes bashkëshorti, familja e tij nxiton t’i përvetësojë pronat.

Mirela Caro, nga Fieri, denoncon në emisionin “Stop”, se mbas vdekjes së parakohshme të bashkëshortit, Agron Çaro, familja e burrit kanë luftuar që t’i marrin të gjitha pasuritë, e vënë gjatë kohës që ishin të martuar. Mirela thotë, së ata kanë falsifikuar edhe dokumenta në Këshillin e Qarkut Fier dhe në Hipotekën e Fierit me ndihmën e noteres Adelina Panajoti.

Mirela Çaro: Emisionit “Stop” i jam drejtuar për faktin se kam një pronë ku unë punoj dhe një shtëpi ku unë kam jetuar. Në vitin 2016 më ndërroj jetë bashkëshorti në palestër, pasi pësoi atak kardiak teksa po bënte vrap. Aty filluan problemet e mija me pronat dhe gjithçka ai kishte mbi vete: banesën 145 metra katrorë, dyqanin këtu ku ne punonim të dy burrë e grua, të cilën vjehrri Ilo Çaro, kunata motra e burrit tim, Valentina Gjoleka dhe vëllai Sotiraq Çaro, të tre në bashkëpunim me institucionet kanë tjetërsuar të gjitha pronën ku unë kam punuar me bashkëshortin tim. Në vitin 2016 bëj dëshminë e trashëgimisë dhe e dërgoj në Hipotekë dhe më sjell përgjigje Hipoteka se çfarë pronash kam unë, ndërkohë që unë doja të dija nga Hipoteka. Kam bërë 4 – 5 kërkesa dhe të gjitha pronat janë tjetërsuar sikur i ka shitur ai në vitin 2001 dhe nuk figuron asnjë gjë në emrin e tij, ja ka lënë babai, pasi kishte probleme me drejtësinë. Në 2003 blen një banesë 145 m2 dhe e hedh në emrin e babai, për këto probleme që ka pasur deri në përfundimin e tyre dhe i mori në vitin 2014 me kontratë tek noterja. Por të gjitha mua këto më janë fshehur. Nga ju dua që çdo institucion çdo veprim që është bërë nga i ndjeri Agron Çaro dhe i dua të gjitha me detaje se unë kam shumë gjurmë. Nuk do isha në dyqan nëse nuk do kisha prona dhe nuk ka njeri që nuk e di ku i kemi në pronat. Ku i gjeti vjehrri im me 150 mijë Lekë pension të marri një shtëpi me vlerë 70 milionë Lekë apo dhe të ketë dyqan, dhe i ndjeri im bashkëshorti, nuk ka asnjë pronë.

Në Këshillin e Qarkut shpjegojnë, se në emrin e Agron Çaros ka patur prona, por nuk dinë të shpjegojnë, sesi është ndryshuar destinacioni, në emër të Sotiraq Çaros.

Në Hipotekë tregojnë, se ka patur një kontratë, që Agroni ia ka shitur pronën babait të tij, por në regjistrin e regjistrimit, faqja në fjalë është e korrigjuar.

Mirela Çaro- I ke të gjitha të fshira! Kalo këtej dhe shiko: i ke të gjitha të fshira.

Gazetari- Janë të korrigjuara!

Mirela Çaro-Në rregull! Të gjitha, të gjitha këto!

Punonjësi i Z.V.R.P.P Fier-Mirë! Çoje në Prokurori!

Mirela Çaro- Në Prokurori, këtu në Fier, e kanë të marrë ata pronën. Nuk është regjistruar kjo, se unë e di shumë mirë. Ai ka bërë gjithë atë gjyq tërë atë fjalë, pse s’ka hyrë farë në Hipotekë, nuk figuronte fare në Hipotekë. Janë të shifra të gjitha …!

Punonjësi i Z.V.R.P.P Fier- Po mirë moj, Mirelë s’të zgjidh dot Stopi për këtë, të zgjidh prokuroria po të them dhe gjykata! Le të vejë në burg ai, që e ka fshirë këtë!

Mirela Caro- Kam bërë 3 herë unë, e di ti, që kam bërë 3 herë denoncim në Prokurori dhe Prokuroria e ka pushuar. Jam detyruar e kam hedhur në gjyq dhe e kam fituar në dy shkallë, që të hetojë.

E veja e ka denoncuar çështjen në prokurori, por 3 herë çështja është pushuar. Gazetari i drejtohet noteres, që ka bërë kontratën, duke e pyetur për dy kontrata,që ajo ka bërë në të njëjtën ditë,por ku duket se ndryshon kaligrafia e firmës së Agronit.Por ajo thotë, se mund të ketë patur dy makina shkrimi…?!

Gazetari- Kontratë shit-blerje tek ju është bërë?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari- Shitja e një sipërfaqe 60m2 mos gaboj?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari- Shikoje edhe këtë! Tek ju është bërë?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari- Në të njëjtën ditë?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari- Është pyetja shumë e thjeshtë: janë dy kontrata shit-blerjeje, që janë bërë në të njëjtën datë. Pse na ndryshon karakteri i shkrimit?

Noterja Adelina Panajoti-Çfarë karakteri i shkrimit po të ndryshon, se s’po të marr vesh ?

Gazetari- Të duket njëlloj ty kjo nga kjo?

Noterja Adelina Panajoti- Po ç’mund të kem pasur? Kam pasur edhe dy makina shkrimi. Ça ka këtu?

Gazetari- Ke pasur apo jo? Se s’na përputhen firmat, prandaj?

Noterja Adelina Panajoti- Çfarë firma s’të përputhen, ore zotëri?

Gazetari- Ja shife këtu, firma e Agronit, kjo këtu ëëë?

Noterja Adelina Panajoti- Ja Agroni është ky këtu!

Gazetari- Po është kjo këtu?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari-Sotiraqi, është kjo këtu?

Noterja Adelina Panajoti-Po!

Gazetari- Të duken njëlloj ty si firma ty?

Noterja Adelina Panajoti- Njësoj janë! Ta shikojë eksperti atë!

Noterja Adelina Panajoti- Dëgjo! Për cfarë bën fjalë me mua ti zonjë?

Mirela Çaro-Unë po flas, se jam në dyqan aktualisht dhe këto kontratat e shitjes, që janë falsifikuar…,unë po ha dynjanë tani me…

Noterja Adelina Panajoti- Po mirë me, ik gjeje, ik gjeje,moj zonjë e dashur!

Mirela Çaro- Ti, që ke bërë ato veprime aty, jo unë!

Noterja Adelina Panajoti- Po mirë me, ik gjeje, ik gjeje!

Mirela Çaro- Nuk është shitur ajo 60 m2 ? Me çfarë dokumenti e shite? Me çfarë?

Noterja Adelina Panajoti- Qysh me çfarë dokumenti pronësie, që ka pasur nga zyra e regjistrimit.

Gazetari- Nuk ka nuk ka pasur certifikatë pronësie, se ajo tani në 2017-ën ka marrë certifikatë pronësie.

Noterja Adelina Panajoti– Kush ka marrë certifikatë pronësie? Qysh? Po mirë, ik e çoje atje! Ore ti, si, qysh s’ka pasur certifikatë pronësie?! Certifikata e pronësisë është këtu mbrapa.

Gazetari – Po ku e ke?

Noterja Adelina Panajoti- Qysh nuk ka pasur certifikatë pronësie? Ja, ja..!

Gazetari – Ku?

Noterja Adelina Panajoti- Ja, kjo është kartela e pasurisë Agroni dhe Sotiraqi! Kjo tjetra është certifikata e pronësisë Sotiraqi dhe Agron…!

Gazetari- Ku është certifikata e pronësisë, është vërtetim, jo certifikatë!

Noterja Adelina Panajoti-Vërtetim nga dokumentat hipotekorë.

Mirela Çaro- Më gjej ti njëcikë kartelën e dalë nga hipoteka, me firmë, me vulë! Jo, jo, ma nxirr njëçikë këtu! Hajde këtu, hajde!

Gazetari- Është falso kjo zonjë, është falso!

Noterja Adelina Panajoti- Po mirë! Ik e gjeje thashë unë, këtë!

Gazetari- Ku e ke firmën dhe vulën këtu? Nxirre njëcikë atë kartelën, që të ka ardh sot!

Noterja Adelina Panajoti- Dëgjo! Po të jetë falso, ik e gjeje, o zotëri! Më fal, s’jam unë…

Gazetari- Po si nuk ke përgjegjësi? Ti ke ligjëruar një dokument të falsifikuar. Nxirri të dyja në origjinal dhe shikoje dhe krahasoji! Zonjë! Je gabim, zonjë!

Noterja Adelina Panajoti- Nuk jam!

Në vëretimin e dokumentit hipotekor ku pretendohet të jetë bërë një kontratë shit-blerje në vitin 2001 mungon firma e inxhinierit, pra firma dhe vula e institucionit, çka tregon se ky dokument nuk është i saktë dhe nuk duhet të ishte përdorur në një kontratë shitblerje.

Kamëz, historiku i pronës, që do të bëhet shkollë për 30 mijë banorë.

Prej disa ditësh po konsumohet një debat mes bashkisë së Tiranës dhe Universitetit Bujqësor të Kamzës.Në zonën e Kodër-Kamzës bashkia kërkon të ndërtojë një shkollë për 30 mijë banorët e zonës, ndërsa Universiteti shprehet, se aty është zona e korpusit universitar e do të mbillet me fidanishte. Duke hyrë në origjinën e pronës, rezulton, se ajo ka qenë e motrave Sevasti e Parashqevi Qirjazi. Në vitin 2018 kjo tokë është shpronësuar nga poseduesi dhe tashmë është e hipotekuar në emër të bashkisë së kryeqytetit.Në këtë pikë nuk duket të ketë vend për diskutim për shkollën e ardhshme “Nënë Tereza”.

Të ngjashme
UKT