Hitparade i absurdit shqiptar.

Liqeni i Rroskovecit është i mbytur ngaa mbeturinat. Një prrua është rrethuar dhe “privatizuar”.Në rrugën e Kombit një makinë po tërheq një karrocë, që mban një gomar. Për shkak të tubacionit të shpuar në Shkozet, në zonë është krijuar një shatrivan i ri. Janë këto disa video, që transmetohen dhe komentohen në studion e “Stop”.

Tepelene/ Skandali i bashkise, refuzon qytetarin per shkalle ne toke te vet.

Jemi në Tepelenë, pasi Agron Milori nuk pajiset me leje për të ndërtuar shkallët, që të hyjë në banesën e tij, që e ka me certifikatë pronësie. Bashkia nxjerr pretendime nga më të ndryshmet, për të mos e lejuar Milorin, të sistemojë pjesën hyrëse në banesë.Ne iu drejtuam zyrës së Kadastrës Tepelenë, që na konfirmoi, se pjesa, që z. Milori do të shfrytëzojë, është në pronësi të tij dhe për komshiun ka një rrugë kalimi tokë- shtet, që mund të përdoret si e tillë. Dy kufitarët nuk kanë mbivendosje.Bashkia Tepelenë në nëntor2020 ka refuzuar pajisjen me leje për shkallët e zotit Milori. Takuam zotin Loren Bami, drejtor  i urbanistikës në bashkinë e Tepelenës, i cili ve në dyshim vërtetësinë e  certifikatave të pronësisë dhe nxjerr një shkresë ng bashkia, që e paraqet si një dokument, që bën me përgjegjësi Agron Milorin.

Bilisht/ Stop e Fundjave ndryshe bejne me shtepi kengetaren Luljeta Perbasha.

Për 30 vite zëri i këngëtares Luljeta Përbashaduartrokitej brenda dhe jashtë Shqipërisë. Të gjithë e njihnin, por sot të gjithë e kanë harruar. Luljeta jeton në Bilisht në kushte të vështira, pasi i duhet të kujdeset për bashkëshortin e  paralizuar, i cili prej vitesh as nuk është vizituar, nga pamundësia për të shkuar në spitalin e Korcës.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë bërë të mundur blerjen e një shtëpie të re për të me donacionet e mbledhura  nga gjermanë, austriakë, francezë, zvicerianë etj.