Bella Ciao vjen edhe ne shqip/Gruaja ben logon e Stop me guaska.

Në fundjavë Italia përkujtoi fitoren ndaj fashizmit me këngën Bella Ciao në gjuhë të ndryshme të botës. Kënga mbyllet në shqip me intrepretimin e Irma Libohovës. Pranvera Duro është një zonjë 65 vjecare, e cila ka bërë një dhuratë të vecantë për emisionin Stop.Pranverathotë, se me shumë dashuri për tre ditë me rradhë ka bërë me guacka, logon e Stop-it.Një zonjë ka cuar një mesazh në redaksinë e Stop, duke treguar për kushtet e vështira në spitalin e burgut, që është kthyer në karantinë.Një shofer, që punon në eksport-import shkruan, se i është refuzuar leja nga e-albania dhe ka mbetur në portin e Durrësit.

Korce/ Pa sherbim mjeksor ne kushte karantine, Stop zgjidh situaten.

Kryeministri Rama ka folur gjatë në seancë plenare për masat e marra për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë, që mbetën jashtë kufivje të vendit, për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.Por Astrit Bojken tregon, se prej 9 ditësh ndodhet i karantinuar në një hotel në Korcë, i kthyer nga Greqia përmes Kapshticës. Ai thotë, se nuk ndjehet mirë me shëndet, por askush nuk është kujdesur për të, për të marrë shërbim shëndetsor.Gazetarja e Stop lidhet me drejtorin e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetsor të Korcës, Mikel Llogori,i cili tha se mjekët shkojnë dy herë në ditë për kontroll dhe monitorimin e ujit të pijshëm e kushteve të higjenës.Por për rastin në fjalë, ai tha, se do të interesohet dhe do të kërkojë që situata të zgjidhet menjëherë.Pas kësaj, denoncuesi Astrit Bojken thotë, se situata u zgjidh dhe tani cdo gjë është në rregull.

Erdhi nga Greqia per te bere pasaporten e u bllokua larg kater femijeve te saj.

Lirie Shehi, tregon, seprej disa vitesh jeton dhe punon në Greqi me familjen. Në 15 mars i skadonte pasaporta, ndaj në 10 mars erdhi në Shqipëri për të aplikuar për pasaportën e re.Por këto ishin ditët, që nisi izolimi dhe Lirie Shehi mbeti në Shqipëri, ndërsa 4 fëmijët e bashkëshortin i ka në Greqi.Ajo i bën thirrje kryeministrit t’i mundësojë kthimin pranë fëmijëve të saj, që cilët janë vetëm prej një muaji e gjysmë.Madje ajo na tregon edhe videon e komunikimit me të vegjlit, për të cilët interesohet cdo ditë, sesi po ia dalin.