A do të mbahen zgjedhjet e 30 qershorit, sipas Ramës e Bashës?

Sot pasdite opozita organizoi sërish bllokimin e rrugëve nacionale në 12 qarqe të vendit.Kryeminstri Rama mblodhi grupin parlamentar dhe tha, se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve. Sipas Ramës, askush nuk do t’i prishë zgjedhjet, pasi nuk do të rrezikojnë për gramafonin e Lulit apo filxhanin e Monikës.Nga ana tjetër, kreu demokrat Lulzim Basha prezantoi detyrat e qeverisë tranzitore, që duhet të organizojë zgjedhjet dhe deklaroi, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa opozitën.

Gjyqtarja e akuzuar Pajtime Fetahu dhe shkeljet e një procesi.

“Stop” i rikthehet problematikës së gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu.Në fund të janarit 2017 gjyqtarja, përmes OPGJ-së mori 3 500 euro për të nxjerrë një të ri nga burgu.Prokuroria e Krimeve të Rënda e pushoi cështjen për Pajtime Fetahun, pasi nuk provonte dot lidhjen e saj me OPGJ-në.As KLD nuk ngriti grup disiplinor për rastin, duke bërë që gjyqtarja e pezulluar, t’i kërkonte Gjykatës Administrative kthimin në punë.Gjyqtarja Gentiana Mucaj mori vendim për kthimin në punë të Fetahut dhe kjo e fundit akuzoi emisionin “Stop” për prishje imazhi. Avokat Arben Llangozi rendit shkeljet e procesit, duke theksuar, se gjyqi nuk mund të zhvillohet në Gjykatën e Elbasanit, pasi jemi në konflikt të hapur interesi.

Krimet e Rënda e KLGJ-ja mbyllin sytë para shkeljeve të Pajtime Fetahut.

Rasti i dytë korruptiv, që ka transmetuar emisioni “Stop” ka të bëjë me falsifikimin e një vendimi gjyqsor nga ana e gjyqtares Pajtime Fetahu.Por në Gjykatën e Krimeve të Rënda, përsëritet situata.KLGJ nga ana tjetër pretendon, se nuk është akoma institucion plotësisht funksional, edhe pse veproi në rastin e gjyqtarit Roland Hysi.