Stop – Emisioni 177 (sezoni 6)




Stop – Emisioni 177 (sezoni 6)

21:02 11/05/2021

Vezhgimi/Korsite e biciletave pushtohen nga kembesore e motorriste.

Në Tiranë korsitë e bicikletave kanë filluar të përdoren si nga këmbësorët ashtu edhe nga ata, që përdorin motorrë. Ne kemi bërë një vëzhgim në disa nga rrugët, që kanë korsi biciletash, në

Bulevardin Zogu I, ku korsia e bicikletave përdoret nga këmbësorët.

Përgjigjet e qytetarëve kanë qenë, se nuk e dinin, që nuk duhet ta përdorin dhe nuk e bëjnë më.E njejta situatë edhe në Rrugën e Kavajës, ku këmbësorët dhe motorristët bllokojnë korsinë e bicikletave.

Mashtrimi/Krijon lidhje intime dhe i zhvat gruas 72 milione leke.

Në emisionin Stop kemi trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë sjellim në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë. Irena Hysi ka drejtuar në Stop ankesën, se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash, duke mos ia kthyer kurrë.Irena është njohur me qytetarin Genci Cici në vitin2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.Shuma, që Genci Cici i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës. Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, sic i kish thënë Irenës.Vec kësaj Irena mëson, se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Cicin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha. Irena Hysi tregon, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Cështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me  gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

Videot e mashtrimit/ I dashuri dhe i vellai pranojne zhvatjen e parave.

“Stop” ka siguruar pamjet filmike, ku qytetari Genci Cicipranon, se ka për t’i dhënë paratë Irenës, por thotë, se është në momente të vështira tani, ndaj do ia japë më vonë.Edhe vëllai i “të dashurit” të Irenës i ka marrë kësaj të fundit lekë borxh, shumë të cilën në gjykatë nuk e ka pranuar, pasi ka thënë, se ajo vetë ia ka dhënë për fëmijët. Ndërkohë në videon, që në disponojmë, ai i merr këto lekë dhe i thotë, se edhe mbreti kërkon ndihmë dhe se do t’ia kthejë pak nga pak, kur të ketë mundësi.





Të ngjashme