Hitparade i absurdit shqiptar.

Një qytetar ka sjellë në redaksinë tonë një gomar të vogël pellushi, për të cilin thotë, se është djali i gomaricës që kemi ne në studio.Në fshatin Cemeri Vithkuq, lumi kalohet me eskavator. Në njësinë numër 11 në Laprakë, kutitë e votimit janë hedhur në plehra e buzë kazanëve të mbetjeve. Janë këto disa episodet, që shfaqen e komentohen në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Shtiqën Kukës/ Shoqata i nderton shtepi te re, por nuk ka as uje e as drita.

Stop ishte në fshatin Shtiqën të Kukësit. Një shoqatë bamirësie nga Kosova, i ndërtoi një banesë familjes së Shefqet Axhami, pasi banesa e vjetër ishte jashtë cdo kushti për të jetuar.Mirëpo, sic na thotë vetë i zoti i shtëpisë, kjo shoqatë bëri një marrëveshje me Bashkinë Kukës, ku kjo e fundit merrte përsipër lidhjen e energjisë dhe të ujit.Në 2019-ën, Shefqeti mori celësat në dorë, por pa mundur të gëzonte banesën e re, për shkak se aty nuk ka as ujë e as drita.Kontaktuam me drejtorin e Ujësjellësit dhe ai tha, se shumë shpejt do ia lidhë ujin, kurse për energjinë, na u tha, se banesa është larg dhe lidhja kërkon investim.

I riu rrezikon verbimin/ Laser Eye Clinic merr persiper trajtimin e nderhyrjen.

Në 2 prill transmetuam rastin e qytetarit Roland Mucaraku, gjendja shëndetsore e të cilit, është tepër serioze, pasi rrezikon të verbohet. Emisioni “Stop” në bashkëpunim me klinikën e syrit “Laser Eye Clinic” dhe mjekun specialist Amarildo Belshi, bënë të mundur vizitat e tij, në mënyrë, që pas stabilizimit të gjendjes, të bëhet ndërhyrja për të.Gjithashtu të shumta kanë qenë ndihmat e qytetarëve për Rolandin.Albert Spahi nga Amerika ka dërguar 500 dollarë.

Luljeta Kajsiu dhe një farmacist në kryeqytet kanë ndihmuar me ilacet, që i duhen Rolandit.