Dita e punetorve ne izolim/ memet e bujshme te karantines.

Sot është dita e punëtorëve ndaj emisioni nis me një këngë për ta “ëorkers song” nga Dropkicks Murphys.Fëmijët kanë vijuar t’i përgjigjen nismës së emisionit tonë “rri në shtëpi-rri me Stop”. Prindërit e tyre kanë sjellë video të përformancave të fëmijëve në kushtet e izolimit në shtëpi.Më pas transmetohen disa nga memet e bujshme të karantinës, ku fantazia e njerëzve nga izolimi nuk njeh kufij.Banorët këndojnë e kërcejnë nëpër dritaret e shtëpive. Lopët duket se po shijojnë lirinë përmes kërcimit. Gratë kanë filluar kërcimin pas karantinës, pasi duket, se janë bërë të gjitha obeze.

I vetem dhe i semure me koronavirus, Stop ndihmon qytetarin per ushqimin.

Në redaksinë e emisioni Stop, ka ardhur një denoncim nga qytetari Pashk Vela, i cili ka rezultuar pozitiv me covid 19.Ai është banor i njësisë 8 dhe tregon, se kishte kollë të thatë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndaj i telefonoi 127-ës, ku e këshilluan të merrte paracetamol. Pas këmbënguljes së tij një ekip mjekësor i vajti në shtëpi e i bëri tamponin, ku rezultoi pozitiv.Por Pashku jeton i vetëm, pasi familjen e ka në Greqi dhe nuk ka kush të kujdeset për të. Emisioni Stop vuri në dijeni administratorin e njësisë 8, Dritan Dango, dhe ai na lidhi me punonjësen e njësisë, e cila mori gjeneralitetet e këtij rasti dhe premtoi, se në bashkëpunim me qendrën sociale, do t’i gjendet Pashkut me një vakt ushqimor deri në shërim dhe paketën ushqimore.Shpresa Mulaj, punonjëse e bashkisë Tiranë, coi vaktin ushqimor të Pashkut  dhe një paketë ushqimore në derën e shtëpisë së Pashk Velës.

 Solidariteti/ Ndihma per policine, infektivin e familjet ne nevoje.

Efarma është një farmaci në Pazarin e Ri, qëka marrë nismën për të ndihmuar, këtë herë ata, që janë në vijën e parë të luftës.Ensi Dimroci, menaxheri i Efarma thotë, se kanë menduar të ndihmojnë me 200 maska, 200 dezinfektantë dhe 20 pako me doreza, forcat e policisë. Drejtori i Policisë, Rebani Jaupi falenderon për ndihmën.Stop dhe Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë kanë dhuruar mjete higjene për spitalin infektiv në QSUT. Stop dhe Fondacioni Firdeus kanë ndihmuar 5 familje në Bathore dhe Kamëz, që nuk kanë mundësi të ushqehen në këto ditë të vështira. Familjet tregojnë vështirësitë e jetesës dhe ndjehen mirënjohës që dikush ka menduar për ta.