Stop – Emisioni 178 (sezoni 5)

Stop – Emisioni 178 (sezoni 5)

21:01 06/05/2020

 1 maji i karantines/ Polici i doganes Tirane i merr para shtetasit serb.

Pak ditë më parë ishte 1 maji, dita e punëtorëve dhe në këtë 1 maj të pazakontë të pandemisë së koronavirusit, kemi zhvilluar intervista me qytetarët e kryeqytetit.Stop sjell një video, që tregon, sesi një polic i doganës së Tiranës, i merr 5 euro një shtetasi serb, duke i kërkuar “kafe” për shërbimin, për të cilin paguhet.Pamjet janë filmuar nga një tjetër qytetar, që ishte në doganë për punë dhe që ka parë e dokumentuar gjithë situatën.

Skandali/ Denoncon burrin per dhune, gjyqtarja urdheron distance 2 metra.

Dhuna në familje është shtuar këto ditë, sipas statistikave të policisë, edhe për shkak të izolimit nga pandemia e Covid-19. Një qytetare nga Durrësi, tregon, se prej 15 vjetësh është viktimë e dhunës në familje. Rasti më i fundit ishte në 13 prill 2020, kur bashkëshorti ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka goditur djalin dhe më pas edhe atë vetë. Pas këtij momenti e ka nxjerrë jashtë në ballkon dhe e ka lënë për 3 orë.Të nesërmen gruaja e denoncoi në Drejtorinë e Policisë Durrës dhe është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Por absurdi qëndron në faktin, se gjyqtarja Dhurata Bilo është shprehur, se bashkëshorti duhet t’i qëndrojë gruas 2 metra larg. Zonja thotë, se nuk ka asnjë siguri për jetën nga dhuna e përsëritur e burrit.Për këtë problematikë iu drejtuam Drejtorisë së Policisë Durrës, ku pyetëm Opgjnë e këtij rasti.Ai tha, se i ka referuar të gjitha materialet në Prokurori dhe situata monitorohet nga Inspektori i Zonës i Rendit. Ndërsa ky i fundit tha, se nuk mund të ndryshojë vendimin e gjyqtares, por vetëm të monitorojë situatën.Por ai nuk shpjegon, sesi e monitoron situatën e zonjës së dhunuar. As gjyqtarja Dhurata Bilo, nuk përgjigjet për vendimin e distancës dy metra, edhe pse flitet për dhunë të përsëritur dhe jo për rrezikun nga coronavirusi.

Erdhi per pasaporten e re dhe u bllokua, Stop kthen zonjen ne Greqi te femijet.

Në 27 prill emisioni Stop transmetoi rastin e zonjës Lirie Shehi, qëprej disa vitesh jeton dhe punon në Greqi me familjen. Në 10 mars erdhi në Shqipëri për të aplikuar për pasaportën e re, por mbeti në Shqipëri, ndërsa 4 fëmijët e bashkëshorti ishin në Greqi.Pas këtij transmetimi, Ernest Pupla, koordinator i Zyrës së Bashkëqeverisjes në kryeministri bëri të mundur dërgimin e formularit të Policisë pranë Zyrës së Gjendjes Civile.Kompania Aleat vuri në dispozicion një punonjës për aplikimin e pasaportës së zonjës Shehi.Pas kësaj zonjës iu kërkua të gjente një taksist dhe të dhënat e tij t’ia niste zyrës së bashkëqeverisjes, për të koordinuar lëvizjen.Mëngjezin e 5 majit, Lirie Shehi kaloi kufirin shqiptar dhe sot ajo na përshëndeti nga Volosi i Greqisë, bashkë me fëmijët nga shtëpia e tyre.





Të ngjashme