Banoret e Kombinatit pa mjek imazherist, presin 3 muaj per eko te 21 dhjetori.

Ndodhemi në zonën e Kombinatit, pasi banorë të kësaj zone ankohen për qendrën shëndetësore nr. 6. Prej një viti e gjysëm mungon shërbimi i ekografisë. Kjo i penalizon banorët, pasi tashmë duhet të shkojnë në poliklinikë në zonën e 21 dhjetorit dhe aty duhet ta planifikojnë kontrollin, gjë që shkon deri në 3 muaj.Në Qendrën Shëndetësore na thonë, se nuk ka mjek imazherist. Mjeku, që ishte, ka dalë në pension dhe vendi është shpallur vakant, por askush nuk ka shprehur interesin për këtë pozicion.Sipas drejtuesit të qendrës, tani cdo gjë varet nga Ministria e Shëndetsisë.

Cerrik/ Pamjet e grabitjes se te moshuarve: jemi te trembur e pa mbrojtje.

Jemi në lagjen Nr.3, Cërrik, pasi në 2 mars 2021, në mesditë, dy burra vjedhin në banesën e tyre dy bashkëshortët e moshuar, Tahir dhe Sabire Sulmina.Dy të moshuarit ishin larguar në një fshat, pasi u kishte ndodhur një fatkeqësi, kur u ndodhi grabitja në banesë. Ata thonë, se janë marrë mbi 1300 euro, bizhuteri me vlerë, rroba, e ushqime.Kamerat e banesës, kanë fiksuar dy persona, njëri me maskë për covid dhe kapuc, tjetri me maskë për covid dhe kapele me strehë. Njëri ruan me pistoletë, tjetri kryen vjedhjet në banesë dhe sendet e vjedhura i fusin në canta.Ankesa e të moshuarve është, se policia e Cërrikut, u duk vetëm një herë, kur ndodhi vjedhja dhe më pas asgjë nuk është bërë dhe ata nuk kanë informacion, se në cfarë faze është kjo cështje.Pas kësaj ngjarjeje, të moshuarit thonë, se ndjehen të frikësuar dhe të pambrojtur, aq sa nuk dalin më jashtë banesës, madje kanë bërë edhe derën me hekura. Gruaja thotë, se dyshimet i ka për atë, që e kishte si të besuar, Fadil Barjamin, i cili jeton afër tyre në Cërrik. Sipas zonjës Sabire, ai kishte dijeni për levizjet e bëra atë ditë, por edhe për faktin, se të moshuarit do të këmbenin lekët në Elbasan.

Cerrik/ Grabitja e baneses se te moshuarve, prokuroria pezullon hetimin.

Për vjedhjen e banesës së dy të moshuarveTahir dhe Sabire Sulmina, ne iu drejtuam Komisariatit të Policisë Cërrik. Por në këtë komisariat kanë mësuar përmendësh përgjigjen, se duhet të drejtohemi me shkrim, duke kaluar përmes zyrës së shtypit të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.Kur priteshin rezultate konkrete për zbardhjen e ngjarjes, njoftohemi nga denoncuesit, se u ka ardhur një letër nga Prokuroria e Elbasanit, ku  thuhet, se procedimi penal është pezulluar dhe i është dërguar drejtorisë vendore  të policisë Elbasan.Dy të oshuarit vazhdojnë të shprehin frikën e tyre dhe faktin, se ndihen të pambështetur nga policia dhe organet shtetërore.