Intervistat/Mesimi online, prinder e femije ne veshtiresi.

Mësimi online ka nisur që në mars për të gjithë nxënësit dhe në të gjitha nivelet, sapo u zyrtarizuan rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Jo vetëm nxënësit po hasin vështirësi me këtë mënyrë të re, por edhe prindërit, të cilët duhet ta kalojnë kohën e izolimit me fëmijët dhe programet e tyre shkollore. Klintoni ka dalë në Tiranë dhe ka pyetur prindër e fëmijë për mësimin online, që vijon prej 2 muajsh.

Rreshen/Akuzoi burrin per dhune, por ai mban peng djalin e vogel e zhduket.

Në nëntor 2018 Stop ishte në Rrëshen, në spitalin rajonal, ku takoi Lindita Borakun, e dhunuar nga bashkëshorti. Ajo tregoi vuajtjet e vazhdueshme nga dhuna e burrit ndër vite.Jemi rikthyer për të takuar Linditën në Lezhë, për të parë, sesi është jeta e saj tani. Mes lotësh ajo tregon, se ka 7 muaj, që nuk e sheh djalin e vogël 6 vjecar, të cilin e ka marrë peng i ati. Ky i fundit, Alban Boraku, prej 7 muajsh nuk gjendet nga policia dhe në këtë mënyrë dhe urdhri i mbrojtjes i Linditës dhe vendimi për të qëndruar me 4 fëmijët, nuk ekzekutohet deri në fund.Ne i drejtohemi përmbarueses shtetërore Liza Cuni, e cila e pyetur për djalin e vogël, shprehet, se duhet ta gjejë komisariati.Në policinë e Kurbneshit nuk japin shpjegime mosgjetjen e shtetasitAlban Boraku.Në Gjykatën e Lezhës thonë, se ka proces gjyqsor për dhunë në familje për shtetasin Alban Boraku, por nuk japin më shumë detaje.

Drejtoria e Formimit profesional pushon 20 instruktore ne shkelje ne kontrates.

Në këtë kohë pandemie Drejtoria e Formimit Profesional Publik nr. 4 jo vetëm që s’po i jep pagën e luftës, por i ka pezulluar nga puna 20 instruktorë.

Atyre u është thënë, se do të qëndronin në shtëpi, deri në një njoftim të dytë. Por në 1 prill ata mësojnë, se ishin pezulluar nga puna. Për muajin mars janë paguar për vetëm 9 ditë, ndërsa thonë, se kanë kontrata 6 mujore deri në 1 vjecare. Madje nga Akpa-ja kanë siguruar një shkresë, ku titullarja i drejtohet punonjëses së vet, të quajtur Blerina, që të shohë,nëse vlen urdhri i saj.