Të na rrojë cupë e parë…dhe qeveria?!

Me këngët “Fëmija i parë” dhe “Gëzimi i cobanit” nis emisioni i sotëm.Kjo pasi kryeministri Rama njoftoi, se që nga 1 janari 2019 për lindjen e fëmijës së parë të një cifti do të paguhet 400 mijë lekë të vjetra, për të dytin 800 mijë lekë dhe për të tretin 1 milionë e 200 mijë.Edhe në vitin 2000 Rama si kryetar bashkie pati vendosur bonusin 50 mijë lekë për cdo lindje, bonus që më së shumti nuk u dha.

Sukth, mjekja e familjes i refuzon ilacin e dhënë nga specialistët.

Blerina Ferrollai denoncoi në emisionin “Stop” një problem që ka hasur me mjeken e familjes. E ëma e saj, Lavdie Ferollai vuan nga zemra prej 14 vjetësh, por mjekja nuk i jep medikamentin e quajtur “Xarelto”, të cilin ia ka rekomanduar kardiologu dhe neurologu në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

“Diagnoza është defibrilacion arterial kronik. Për këtë problem ne kemi 5 muaj që sorrollatemi për të marrë mjekimin e “Xareltos”. Ka filluar kalvari i mundimeve që në momentin që i ka rënë glicemia. Neurologu e sugjeron si mjekim që mund të mbulojë problematikën e saj për shëndetin”, u shpreh denoncuesja.

Specialistët thanë se zonja Lavdie Ferrollai duhet të marrë medikamentin “Xarelto”, por mjekja e familjes Liliana Çaushaj thotë se nuk e ka në listën e rimbursimit.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” provon deklaratat e neurologut dhe kardiloges së zonjës Lavdie me zë dhe figurë.

Neurologu

Qytetarja – Për sëmundjen që ka ajo, e meriton këtë ilaç?

Neurologu – Po ,po, po… pyete për herë të dytë, “Xarelto” i takon.

Qytetarja – Nuk ia japin.

Neurologu – Çfarë të duhet nga unë, thuaji atyre… neurologut të rrethit, mjekut të familjes, çfarë të duash nga doktori.

Qytetarja – Mua më intereson vetëm fjala jote.

Neurologu – Fjala ime është, që kudo, që të shkosh..

Qytetarja – E meriton.

Neurologu – Po dhe s’ka njeri që të dali mbi fjalën time.

Qytetarja – Nëse unë e ndjek…

Neurologu – Mund ta ndjekësh kudo, kudo në të gjitha hallkat.

Qytetarja – Edhe në gjyq mund ta hedh?

Neurologu – Ta hedhësh në gjyq, patjetër!

Kardiologia – Këtë diagnozë, që ka mami është paciente e të dyve.

Qytetarja – Po!

Kardiologia – Dhe e kardiologut dhe e neurologut. Nëqoftëse ata japin ok, që duhet të marri “Xarelto”, kjo merr…e mjeku i familjes është i detyruar në bazë të konsultave të atyre, kardiologut dhe neurologut.

Ti më shumë e merr tani “Xarelton” nga neurologu sesa nga kardiologu. Fjala jonë është vërtetuar vetëm me këtë letër zonjë!

Dhe përderisa ne kemi shkruajtur këtë në Maj, nuk kemi ç’të themi tjetër.

Por pavarësisht rekomandimit të shkruar nga specialistët, mjekja e familjes në Qendrën Spitalore Sukth kundërshton rimbursimin e medikamentit.

Gjithë ngërçi është tek përcaktimi i diagnozës, defibrilacion arterial kronik apo defibrilacion arterial jo valvular.

“Mami im ka diagnozën defibrilacion arterial kronik, ndërkohë që sipas listës së rimbursimit të barnave, thuhet që “Xarelton” e përfitojnë të sëmurët që kanë defribilacion arterial jo valvular. Ata kanë AVC, strok dhe HPA, ndërkohë që edhe mami im ka të njëjtat simptoma. Nuk e di pse nuk ia japin dhe mamit tim “Xarelton”. Prandaj i jam drejtuar emisionit ‘Stop’, se si mami im ka shumë njerëz që e vuajnë këtë gjë”, shpjegoi Blerina Ferrollai.

Ndërsa e ëma kërkoi ndihmë nga shteti, duke thënë: “Ju lutem, na ndihmoni!”.

Ndaj dhe gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Qendrës Spitalore Sukth për të komunikuar me mjeken e familjes Liliana Çaushaj, e cila nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

“Mund ta sqaroni me drejtorin e qendrës, që ka qenë mjek dhe përpara meje. Ka rregulla që unë nuk mund ta jap. Ne kemi kontratë dhe i përmbahemi kontratës”, tha mjekja Çaushaj.

Ndërsa drejtori i Qendrës Spitalore Sukth, Mirjan Beu shpjegoi: “Në Maj ka ardhur protokolli i ri i përdorimit të ‘Xareltos’. Duhet të plotësojë 3 kritere: AVC, diabeti dhe IKG. Realisht kjo i plotëson 3 pikat. Do i japin dhe defibrilacion arterial jo valvular me konsultë, jo kronik, me dëmtim. Që ta përfitosh këtë lloj mjekimi duhen vetëm këto dy diagnoza”.

Për pasojë, zonja duhet t’i drejtohet farmacisë për ta blerë medikamentin që e mban në jetë, me mbi 8 600 Lekë të reja.

Qytetarja – Interesohem për “Xarelto” 20mg.

Farmacisti – Çfarë… “Xarelto”?

Qytetarja – Po! 20. Sa kushton?

Farmacisti – 86 mijë e 700 Lekë.

Qytetarja – Po….20, 40, 60, 80, 100. Mirupafshim! Faleminderit!

E moshuara u shpreh: “Me 10 000 Lekë pension, mua nuk më del as për ilaçe, as për të ngrënë e as për të pirë. Ju lutem më ndihmoni!”

Moderatorët e emisionit “Stop” bën apel për rishqyrtimin e rimbursimit të barnave, pasi pensionistët nuk mund t’i përballojnë këto medikamente me pensionin e tyre.

Masat e policisë për drogën në shkolla/Shpresë për familjen në Kashar.

Varfëria ekstreme e familjes Shima duket se gjeti zgjidhje pas transmetimit në emisionin “Stop”.

Biznesmeni dhe përfaqësuesi i “Balfin Group”, Samir Mane premtoi se do të ndërtojë shtëpinë e kësaj familjeje dhe se do t’i ndihmojë me çfarëdo që iu nevojitet, si punësim për kryefamiljarin dhe mjete shkollore për fëmijët.

Saimir Kodra u shpreh se tanimë nuk ka më vend për asnjë institucion shtetëror për të reaguar për familjen Shima, pasi është tepër vonë. Ata kanë mbështetjen e shumë qytetarëve, që kanë kontribuar mesa kanë patur mundësi, si dhe atë të biznesmenit Mane.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Stop” fëmijët e familjes Shima rrëfyen bullizmin me të cilin hasen çdo ditë në shkollë.

“Pa ngrënë dhe pa pirë dhe shokët më shajnë ‘zhuls’! Mua më vjen shumë keq, edhe babi është shumë keq…”, rrëfeu mes lotësh njëri prej djemve.

Ndërsa i vogli i familjes Shima u shpreh: “Mua më përplasnin në tavolinën e shkollës. U thosha mos më përplasni se jam gjynah. Edhe mësuesja më kapte nga veshi. Në bankë jam vetëm se nuk më ul mësuesja me shokët. Unë kam qejf të luaj me shokët, por ata nuk pranojnë…”.

Fëmijët tanimë nuk do të përballen më me paragjykimet dhe keqtrajtimet e mësueses dhe shokëve e shoqeve të shkollës.